Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 22 raste të reja me covid në 24 orët e fundit

01/06/2021 17:43

Një lajm i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë pasi gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Po ashtu janë testuar pozitivë me covid edhe 22 persona, si dhe janë shëruar 42 të tjerë.

Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i personave që janë infektuar me covid ka shkuar në 132,337, ndërsa ai i viktimave në 2,451.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,661

Testime totale 723,682
Raste pozitive 132,337
Raste të shëruara 129,473
Raste Aktive 413
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Korçë 66
Shkodër 61
Berat 37
Lezhë 27
Elbasan 27
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Durrës 7
Kukës 6
Fier 4
Dibër 4

Top Channel