Burri mohon vrasjen e modeles së gjetur në lumë në Britani, pranon vrasjen nga pakujdesia (fotot)

01/06/2021 21:50

Një burrë ka pranuar sot vrasjen e një modeleje 28-vjeçare, trupi i së cilës u gjet në lumin Severn në Britani.

24 vjeçari Charles Byrne, mohon të ketë vrarë Christina Rowe në shkurt të këtij viti, por ka pranuar akuzat e vrasjes nga pakujdesia.

I dyshuari u paraqit me lidhje video në gjykatën e Warwick nga burgimi, ku dhe mohoi tentativën e vrasjes ndaj një personi tjetër.

Policia kishte zbuluar trupin e modeles me origjinë filipinase Rowe më 10 shkurt.

Në kohën e vdekjes së saj një mike e vajzë tha për mediat: “Ajo ishte e mrekullueshme, një vajzë e fortë dhe e pëlqyer nga të gjithë”.

Ish-fqinji Bryn Ruff tha: “Ajo ishte e dashur, e sjellshme, ishte një britanike model.”

Gjykimi i te ndaluarit vazhdon.

FOTO GALERI
1/5
Trupi i modeles britanike 28-vjeçare u gjet në lumin Severn

Top Channel