“Në mars i ka vdekur nëna, në maj lanson këngë duke i dridhur”, reperja thumbon Melinda Ademin për projektin e ri

01/06/2021 21:42

Këngëtarja Melinda Ademi u rikthye në muzikë me këngën “Qa din ti” që arriti 1 milion klikime brenda 24 orëve.

Gjira, një tjetër repere që prej vitesh qëndron larg muzikës, nuk i lë kritikat ndaj kolegeve të saj. Ajo ka përmendur humbjen që pati Melinda para disa muajsh, ndarjen nga jeta të nënës dhe veshjen e këngëtares në kripin muzikor.

 “Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Ende nuk ka një reagim nga Melinda, e cila i dedikoi një postim prekës të ëmës kur humbi jetën në moshën 50-vjecar për shkak të kancerit të gjirit. Për ndarjen e saj nga jeta, mungoi për disa kohë në rrjete sociale dhe në muzikë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel