Kupa e dytë brenda 24 orësh, sërish festë në Shkodër

01/06/2021 22:41

Vllaznia U19 ka fituar kupën e Shqipërisë sot pasi mundi 1-0 Tiranën në finale falë golit të Delaj.

Në kthimin në Shkodër, skuadra u prit nga dhjetëra tifozë.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, mijëra tifozë dolën për të pritur ekipin e parë të Vllaznisë në një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Luan Zmijani, trajner i ekipit 19-vjeçar tha se ndeshja ishte e vështirë dhe kundërshtari ishte i fortë.

“Ndeshja ishte e vështirë, kundërshtari ishte i fortë, na vunë në vështirësi, patëm edhe fatin se në futboll duhet fati për me dasht me arrit një fitore. Ne e kemi bërë detyrën tonë. Nëpërmjet trofeve rrisim edhe elementin e ri dhe për detyrë kanë ata që janë më lart për me i pa dhe me i afru të skuadra e parë”, tha Zmijani.

Top Channel