Një incident ka ndodhur para pak çastesh tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Mediet fqinje shkruajnë se dhjetëra persona kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë.

Ende nuk dihen detajet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.

Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.

Top Channel