Një udhë shumë interesante, drejt një trualli të lashtë i cili fshihet në lartësitë e maleve. Berisha! Ama e gjithë Berishajve, siç thonë. Rrënjët e hershme Berishajt i kanë nga Thumana. Prej andej u shpërngulën për t’u vendosur në malësitë e Pukës.

Rruga është në kufijtë e tmerrit. Shumë e vështirë,e duket se vetëm vlerat e traditat e Berishasve që janë trashëguar brez pas brezi e ruajnë këtë vend. Banorët të bëjnë jo pak përshtypje kur i takon.

Vë re urtësi dhe të ngjallet një entuziazëm i pashoq kur sheh se si doket, zakonet dhe dëshira për kulturë e arsim nuk ka humbur asnjëherë. Kisha mbi 200-vjeçare është shumë e bukur, mbi krye të një sipërfaqe dhe terreni të thyer ku e parë nga lart, duket gati si një mrekulli.

Ilnisa Agolli tregon historinë e krahinës së Berishës dhe vendin që i mbijetoi çdo kohe dhe që nuk u pushtua kurrë. Shihni videon e plotë dhe banorët tek flasin vetë:

Top Channel