Ekspertë me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e teknologjisë mendojnë se janë disa kosto që mund të shmangeshin në implementimin e këtij procesi.
“Çertifikata elektronike është nje element i domosdoshëm, duhet patjetër. Pse ka këtë kosto nuk di ta them. Mjetet informatike për të prodhuar një certifikatë kërkon vetëm për 3 minuta. Procesi i prodhimit është totalisht pa kosto.

Nëse ke ngritur një infrastrukturë që lejon verifikimin on line të këtyre çertifikatave, kjo ka disa kosto, por nuk ndryshojën në varësi të sasisë. AKSHI e ka një infrastrukturë e mban me disa kosto edhe pa prodhuar çertifikata edhe duke prodhuar nga një për çdo shqiptar. Kostot janë po njësoj.

Nëse mendohet se do të prodhojë 120 mijë çertifiakta në vit po mendon për fitim në këtë process? Çmimi 4 mijë lekë për një certifikatë mua më duket si një rudiment kur këto ishin atribut i vetëm disa kompanive në botë dhe bënin sikur kjo ishte gjëja më e pamundur për tu bërë dhe çmimet ishin në stratosferë. Në botë janë pa lekë” u shpreh Armand Vrushi, Sipërmarrës.

Gjithashtu ata mendojnë se teknologjia nuk është një shkop magjik që zhduk informalitetin. “Nëse do të flasim për informalitetin ka shumë mënyra për ta shmangur. Ka vende të botës parë që nuk e përdorin fare keshin dhe kanë zgjdihje brilante teknologjike dhe ka informalitet. Por e ul informalitetin. Në momentin që do të ulet ëprdorimi i kash e ul informalitetin 2-3 %. Paisjet teknologjike nuk shmangen kostot, kostot e shërbimit po. Nëse do të bëhej e centralizuar dhe do të bëhej nga qeveria ose AKSHI.

Do të ndërtohej nga shteti siç është sistemi i tatimeve, Mund të kishte një sistem për të gjitha. Nuk mund të kesh 100 sisteme. Mund të integrohej te e-albania. Mund të mos kemi aftësinë dhe kualifikimet e duhura të burimeve njerëzore, por mund të kërkohej ndihmë e specializuar.” u shpreh Endri Noti, Sipërmarrës.

Top Channel