Këlyshi i ariut ngjitet në pemë në një lagje të New York, operacion shpëtimi për ta kthyer në habitatin natyror
Zgjatja e armëpushimit me Iranin nga presidenti amerikan Donald Trump shihet nga Teherani si një manovër taktike për të përgatitur një sulm të ri.
Mahdi Mohammadi, këshilltar i kryetarit të parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se vendimi i Uashingtonit është “një strategji për të blerë kohë” përpara një “sulmi surprizë”. Ai theksoi se është momenti që pala iraniane të “marrë iniciativën”.
Sipas tij, zgjatja e armëpushimit “nuk do të thotë asgjë”, ndërsa bllokada e porteve iraniane nga forcat amerikane është “e barabartë me bombardimet” dhe duhet të përballet me “hakmarrje ushtarake”.
Ndërkohë, një burim iranian i tha Reuters se Teherani është i gatshëm për negociata me SHBA-në, por vetëm nëse Uashingtoni heq dorë nga presioni dhe kërcënimet, si dhe nga kërkesa për “dorëzim pa kushte”.
Autoritetet iraniane dënuan gjithashtu kapjen e dy anijeve tregtare nga forcat amerikane, duke e cilësuar veprimin si “pirateri në det” dhe “terrorizëm shtetëror”.
Top Channel