Detajet/ Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, si ndodhi vrasja në Memaliaj, vëllai i autorit i plagosur me 4 plumba
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Memaliaj.
Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person është vrarë, pas sherrit mes disa personave.
Deri më tani mësohet se i vdekur ka mbetur shtetasi Endri Goxhaj dhe i plagosur ka mbetur Dario Nela, vëllai i autorit.
Konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit, fillimisht fizik, e më pas ka pasur përdorim të armëve.

Autori Donald Nela është shpallur në kërkim nga policia, pasi u arratis pas krimit.
“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Top Channel