Fondi Monetar Ndërkombëtar në nëntor 2019-ën në raportin e monitorimit do të evidentonte se, mënyra si është ndërtuar buxheti dhe cilësia e institucioneve fiskale kanë nevojë për shumë përmirësime për të ndihmuar vendin të lëvizë në një drejtim rritjeje më të lartë.

“Ne kemi përvoja të mëpërparshme që kemi tentuar përmes formave të faturimit dhe të softuerëve të ndryshëm tatimorë për të fiskalizuar dhe përsëri rezultati nuk ka qenë ai që kemi dashur dhe përsëri sistemi ka qenë i anashkalueshëm dhe nuk ka ndodhur sistemi që është kërkuar, ndonëse janë krijuar kosto shumë më të larta për biznesin pasi të gjithë e mbajnë mend historinë e kostove të kasave fiskale dhe vazhdon ende me koston e mirëmbajtjes vjetore të këtyre kasave fiskale që është shumë më shumë se sa kostoja e shërbimit, por sërish nuk kemi marrë rezultatin.” u shpreh Alban Zusi, Qëndra Shqiptare e Eksporteve.

“Unë besoj se ka disa tendenca për të fiskalizuar tatimet në Shqipëri dhe shumë prej tyre kanë dështuar në mënyrë të suksesshme. E kemi bërë këtë debat edhe kur qeveria vendosi kasat, detyrimin dhe ku pati protesta aq sa i bleu qeveria kasat. Mendimi im si ekonomist dhe financier është që ne nuk mund të përdorim taksapaguesin shqiptar që administrata tatimore të jetë si ai fëmija i përkëdhelur që sa herë del një i phone apo Samsung 21 ne ti detyrojmë të ndjekin teknologjitë e fundit” u shpreh Arben Malaj, Ekspert ekonomie.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për efekteshmërinë dhe efikasitetin e kasave fiskale, citon se Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sistemin e kasave fiskale e kanë aplikuar pa një strategji, prandaj nuk ka qenë efikas në uljen e evazionit fiskal me gjithë kostot si për administratën, ashtu edhe për bizneset.

Qeveria ka menduar si gur të fundit sistemin e fiskalizimit. Çfarë do të sjellë të re sistemi i ri i deklarimit të bizneseve? Cilat janë kostot shtesë? A janë të përballueshme nga biznesi dhe çfarë rrezikon biznesi i vogël?

Top Channel