Përleshje mes dy grupeve në Turqi/ Qëllohet për vdekje me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë edhe një tjetër

01/06/2021 20:01

19-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Serxho Sharra, ka humbur jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjve në Turqi.

Mediet turke raportojnë se i riu ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë gjatë sherrit mes dy grupeve, ndërsa një tjetër  shqiptar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Raportohet se autorët e vrasjes ia mbathën nga vendngjarja dhe janë vënë në kërkim nga policia.

Shqiptari humbi jetën në spital

Serxho Sharra, në vendin e ngjarjes mbeti i plagosur, por ka ndërruar jetë në spita, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Trupi i Serxho Sharrës u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Një hetim ka nisur nga policia turke për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Top Channel