Ishin vetëm fëmijë!/ NYT publikon emrat dhe fytyrat e fëmijëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza (fotot)

01/06/2021 20:48

Kur pyeteshin të përshkruanin sesi ndjeheshin, shumë nga prindërit thonin se “Ky ishte vullneti i Zotit”, shpeshherë me zërin e shuar në një pëshpërimë, me fjalët e tyre që përçonin nënshtrimin ndaj fatit. Ata thanë se fëmijët e tyre fatkeqë dëshironin të bëheshin doktorë, artistë, udhëheqës…

“Nuk e besoj dot këtë që po ndodh,” thotë Saad Asaliyah, shofer taksie nga Jabaliya, të cilit iu vra vajza 10-vjeçare. “Përpiqem të qetësoj veten duke i thënë se ishte vullneti i Zotit që ajo të shkonte”.

Gjatë 11 diteve të luftimeve dhe bombardimeve të Izraelit mbi qytetin e Gazës, të paktën 67 fëmijë palestinezë nën moshën 18 vjeçare u vranë në Gaza, dhe 2 në Izrael, sipas raportimeve dy-palëshe.

Ja cilët ishin ata, sipas listës së hartuar nga e përditshmja “New York Times”… (Emrat – mosha)

FOTO GALERI
1/27

Top Channel