Aksidentet në punë, 101 çështje penale/ Por vetëm 16 kanë përfunduar në Gjykatë dhe 6 prej tyre janë shpallur fajtorë

01/06/2021 19:44

Shkelja e sigurisë për mbrojtjen në punë është një nga krimet më të pa hetuara në shkallë vendi dhe këtë e tregojnë të dhënat zyrtare sipas të cilave nga 101 çështje penale për këto ngjarje, ku ka të plagosur dhe të punësuar që kanë humbur jetën, dosjet kanë avulluar rrugës dhe nga 16 çështje të përfunduara në Gjykatë, vetëm 6 prej tyre u shpallën fajtorë.

Ky person që kërkon ndihmë është djali i Besnik Bojakut, i cili ndërroi jetë në spitali, pasi u plagos rëndë nga një zjarr që ra në fabrikën e tullave në Maminas. Hetimi i regjistruar për dy vepra penale dërgoi në pranga përgjegjësin teknik të fabrikës, i cili u mbajt vetëm pak orë i arrestuar mbasi u lirua nga Gjykata.

31-vjeçari hedh dyshime mbi rrezikun e manipulimit të vendngjarjes nga ekspertët që kishin detyrë të kryenin këqyrjet çka do të sjellë mbyllje të hetimeve lokale, ndaj kërkon hetime nga SPAK.

Por, ditën e ngjarjes forcat zjarrfikëse njoftuan se zjarri që përfshiu fabrikën mund të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike, kurse prokuroria po e heton rastin.

Top Channel