Foto ilustruese

Një 46-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 40 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin R. K., 30 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh. M., 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel