Itali/ U hoqën si oficerë policie për t’i marrë kartën e bankës të moshuarës, shqiptari dhe turku bien në pranga

01/06/2021 21:57

Dy të rinj janë arrestuar nga policia italiane në Basel, pasi akuzohen për mashtrimin e një gruaje 91-vjeçare.

Mediet fqinje shkruajnë se dy të rinjtë një shqiptar 22-vjeçar dhe një 18-vjeçar turk duke u paraqitur si oficerë policie i kanë vjedhur asaj kartën bankare.

Por sërish të rinjtë nuk ishin në gjendje të tërhiqnin paratë dhe kjo gjë u bë me dije sot nga autoritetet e Rinit.

Ngjarja

E moshuara mori një telefonatë nga një person që hiqej si oficer i policisë, i cili i kishte thënë asaj se një rumun ishte arrestuar për përdorimin e kartës së saj bankare. Si rezultat, zonja e vjetër ia dorëzoi atë agjentit të rremë.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet nëse dy të rinjtë janë autorë të krimeve të tjera apo jo.

Top Channel