“O palaço, s’të vjen turp”/ Disa të rinj i dalin përpara Avokatit të Popullit teksa ishte në kafe, reagon Endri Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi…
Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka treguar se ka biseduar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për të biseduar.
Shehaj nuk ka zbuluar detaje konkrete nga biseda, por shprehet bindur se SHBA-të do vijojnë ta mbështesin PD-në dhe gjithë Shqipërinë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë.
Ndërkohë nuk tregoi nëse folën për zgjedhjet do të mbahen më datë 13 qershor, ku do të votohet kryetari i ardhshëm i PD.
“Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkroi Shehaj.
Top Channel