Vizitën e tij zyrtare në Moskës, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç e përdori për të dërguar veç të tjerash edhe një mesazh në raport me Kosovën.

“Rusia”, tha ai, “mbështet me forcë qëndrimin se Kosova është “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”. Daçiç iu drejtua me një fjalim ligjvënësve të Dumës ruse, ku theksoi se për Beogradin është e një rëndësie kyçe mbështetja e Moskës në në respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, mbi praninë e forcave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

“Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare, dhe ai është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë”, deklaroi ai.

Daçiç shtoi se Beogradi po zhvillon një dialog konstruktiv me Prishtinën dhe se dëshiron një kompromis, i cili do të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon, por Serbia nuk do të lejojë që zgjidhjet të imponohen dhe të jenë të njëanshme.

Kryeparlamenti serb shtoi se ndonëse vendi i tij e dëshiron hyrjen në BE, ai nuk do të pranojë që në këtë rrugë të vendosen pengesa, siç është njohja e Kosovës.

 

Top Channel