Orges Shehi në krye të Tiranës/ 11 fitoret e ekipit kanë çuar në rinovimin e kontratës

02/06/2021 20:02

Orges Shehi do të jetë edhe në sezonin e ardhshëm trajner i Tiranës pavarësisht mos arritjes së objektivit për të luajtur në Europë në këtë sezon.

11 fitore 5 barazime dhe 4 humbje kanë bindur presidentin Halili për të rinovuar me trajnerin durrsak edhe për edicionin e ardhshëm. Në intervistën e parë pas arritjes së marrëveshjes, Orges Shehi analizon ecurinë e bardhe bluve në sezonin e shkuar.

Orges Shehi: Ne ishim koshient për forcën e skuadrave të tjera plus pikët e avantazhit që kishin ndaj nesh, por pavarësisht kësaj u afruam shumë madje edhe vendit të parë. Por në një moment, ndoshta edhe për çështje fati, autogoli ndaj Lacit na shkatërroi gjithçka.

Një edicion jashtë Evropës çfarë do të thotë për ju si trajner dhe për skuadrën.

Orges Shehi: Do të doja, ja kam thënë edhe lojtarëve që të kemi një verë Europiane për dy arsye kryesore. Pjesëmarrja në Kupat e Europës skuadra nuk qëndron gjatë pushim që përkthehet në mbajtje ritmi dhe e dyta përthithja e lojtarëve është më e lehtë. Nga ky aspekt ne jemi të penalizuar tashmë.

Tirana kishte vështirësi të mëdha në gjetjen e golit, Tim Vajrinen është largimi i parë edhe pse ende jo zyrtarisht, ndërkohë që rinovimi i Seferit nuk mjafton, pasi për rinovim mbeten Torrasa dhe Kale. Praktikisht Tirana synon përforcimin e reparteve mesfushë dhe sulm.

Orges Shehi: Çdo skuadër ka nevojë për përforcime dhe dublime pozicionesh. Unë ja kam shprehur edhe presidentit dhe drejtorit që ne do të fokusohemi tek tregu vendas dhe kam marrë garanci që nuk do të kemi kufizime shpenzimesh, mjafton të jenë lojtarë që na duhen dhe ti bëjmë pjesë e Tiranës.

Vitin e ardhshëm do të jenë rreth 6 skuadra, të paktën në letër në garë për trofe, a do mundi të jetë edhe Tirana në sajë të programit të përforcimeve në garë për titullin realisht?

Orges Shehi: Ne jemi Tirana dhe me 25 tituj në kurriz dhe me stofin e kampionit që kishim në sezonin e shkuar dhe kur pyesni do të jetë Tirana apo jo për titull, e ka përgjigjen brenda, patjetër që do të jetë.

Top Channel