Basha flet për zgjedhje të reja/ Kreu i Partisë Demokratike: Unë nuk jam dorëzuar!

02/06/2021 15:28

Më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare, kur rezultati tashmë është i pakthyeshëm, Lulzim Basha i rikthehet idesë së zgjedhjeve të parakohshme.

Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha nuk ishte i qartë për mënyrën se si do e largojë Edi Ramën para kohe nga pushteti, por tregoi rrugën mbi të cilën ai do ecë mbas zgjedhjeve të 13 qershorit.
Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim: Nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë. Dy, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet”, sqaroi kryedemokrati.

Bujar Nishani, i cili mbështet kandidaten Edit Harxhi nuk është dakord me Lulzim Bashën.
Të thuash nuk i njoh dhe të shkosh në parlament, nuk është mos njohje por njohje”, thotë ai.

Përkufizimi i 25 Prillit është një ndër pikat më të thella që ndan kandidatatë për kreun e PD-së: “Nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra. Ai na do të ndarë e të përçarë”.

Pas zgjedhjeve për lidership, rivalët e Bashës kërkojnë ndryshime statutore me qëllim që të sanksionohet dorëheqja e kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.

Top Channel