Si pa kuptuar Stormi Webster mbushi 3 vjeç pak muaj më parë. E vogla e Kylie Jenner po rritet, dhe kjo e fundit po sigurohet që t’a dokumentojë këtë pjesë edhe në rrjete sociale duke postuar herë pas here foto dhe video të vajzës së saj.

Vetëm pak momente më parë, miliarderja 23 vjeçare ka publikuar një fotografi të Stormit nga vaska.

“Koha për banjë,” shkruan ylli i reality show krahë postimit të rrallë të vogëlushes.

Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Kylie është rikthyer me Travis Scott, babain e Stormit, por dyshja nuk e ka konfirmuar ende këtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel