Një ngjarje e rëndë u shënua dje në qytetin e Tepelenës pikërisht në lagjjen “15 Shtatori” në këtë pallat 5-katësh.

Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes , një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur këtu në banesën e tij rreth orës 21.15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.

“ Flitet si njeri i mirë, familje e mirë, njerëz të mirë. Nuk dimë gjë”.

“Jemi tronditur shumë jashtë mase. Ishte djalë i mrekullueshëm. A kishte konflikte? Unë jam 56 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë të kishte ndonjë konflikt me njeri. Të ndihmonte, ndihmonte dhe pleqtë dhe të rinjtë. Nuk e di si i erdhi kjo por i ardhtë nga Allahu atij që e qëlloi.”

3 vjet më parë pikërisht në 13 korrik të vitit 2018 z. Selimi u transportua drejt spitalit të Gjirokastrës pasi ishte qëlluar me thika dhe leva në qendër të Tepelenës të cilët ai i pati denoncuar në atë kohë si persona që e kërcënonin vazhdimisht. Ai pretendoi në atë kohë se kishte marrë edhe katër denoncime të tjera.

“ Më goditën me leva dhe më kërcënuan me thika. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe kanë mbrojtjen e shtetit. I ndihmon dhe mbron ish shefi i komisariatit”

Për këtë ngjarje të rëndë deri tani ka vetëm një të ndaluar si të dyshuar ndërsa policia dhe forcat speciale kanë rrethuar të gjithë zonën dhe janë në kërkim të personave pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Top Channel