E diel, 14 Shkurt 2021
22:41
“Thuaje çfarë ke jashtë programit, ti ke interesa të tjera”/ Sindi vë ‘me shpatulla pas murit’ Anën

Përballja e Sindit dhe Anës nuk ishte aspak e qetë.

22:24
A po bëhen të shpeshta largimet e konkurrentëve nga studio? Eri ‘përplaset’ me Antonelën: Ku e ke edukatën?

Largimet e shpeshta të konkurrentëve nga studio ndërkohë që debatojnë me njëri tjetrin ishin një nga temat që u diskutuan në Përputhen Prime.

22:16
Ndizet Përputhen Prime! Jasmin çohet dhe puth Andin në mes të studios: Doja ta bëja që në takim

Jasmina i ka habitur të gjithë me puthjen që i dha Andit në Përputhen Pime .

22:06
​LVV për zgjedhjet e sotme: Fjala referendum ka qenë e qëlluar

Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e sotme i ka quajtur referendum, sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në votim. Partia e Albin Kurtit duke shprehur falënderimin ndaj votuesve, i ka ftuar ata të mos dalin në sheshe, por të festojnë pranë familjeve. Ndërkohë shtuan se presin të ketë fitore të madhe dhe bashkëpunime me opozitën e ardhshme në Kuvend.

21:41
“S’keni folur kurrë për libra”/ Përballja Ina-Shqipe në Për’puthen Prime

Të shumtë janë personazhet që janë rikthyer në puntatën e sotme të Për’puthen Prime.

21:35
U largua pasi gjeti dashurinë jashtë, Fiorela në “PërPuthen”: I dashuri është tip i fortë, por…

Fiorela u largua nga “PërPuthen” pasi tha se kishte njohur një person jashtë dhe se nuk donte të bënte lojë të pistë në program.

21:30
“Nuk ka vija të kuqe për asnjë”/ ​Haradinaj: Çështja e presidentit varet nga forcat politike

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është paraqitur në konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultateve preliminare që e rendisin këtë parti në vendin e katërt.

21:27
Më të diskutuarit rikthehen në Përputhen/ Shqipja sqaron: S’kam pasur asgjë me televizionin, sulmet i kisha me konkurrentët

Në këtë ditë të dashurisë, Përputhen Prime vjen me një surprizë.

21:18
Për’puthen Prime sonte Livestream në Youtube

Në këtë ditë të dashurisë, Përputhen Prime vjen me një surprizë.

20:42
Ditëlindja e Top Albania Radio/ Radio më e dashur e shqiptarëve që lindi në 14 shkurtin e 23 viteve më parë

Ditëlindja e Top Albania Radio, përcjell emocione të ndryshme dhe zgjon kujtime të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur.

20:36
Fotot/ Qafë Thanë, dëbora pothuajse ‘zhduk’ makinat nën vete

Situatë e vështirë paraqitet në Qafë Thanë ku pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

20:26
Mbi gjysmë shekulli të dashuruar/ Historia e Gjokë dhe Marie Vatës që Shën Valentini u kujton ditën e dasmës

54 vite me parë, Marija një vajzë e re shkodrane dhe Gjokë Vata, një këngëtar dhe shkrimtar, përndjekur politikisht dhe i varfër, vendosën të kurorëzonin dashurinë.

20:19
Paga minimale, biznesi: S’na pyetën/ PS premton rritjen në 40 mijë lekë, ndërsa PD në 36 mijë lekë

Nëse ndodh rotacioni politik dhe Partia Demokratike vjen në pushtet asnjë pagë nuk do të jetë nën 36 mijë lekë. Por, nëse Partia Socialiste fiton sërish zgjedhjet paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë.

20:09
Kosovë/ KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është rreth 46%, fillon numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.

19:57
Pamjet/ Pa probleme, Rruga e Kombit e gjitha e kalueshme

Rruga e Kombit është e kalueshme dhe pa probleme për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

19:43
Elbasani i “pushtuar” nga dëbora/ Dhjetëra fshatra të bllokuar dhe pa energji, probleme në akset kombëtare

Prej 24 orësh tashmë Qarku i Elbasanit po përballet me një situatë të pazakonte të motit të keq.

19:29
Qarku Durrës/ Normalizohet gjendja, vetëm aksi rrugor Krujë -Qafë Shtamë mbetet i pakalueshëm

Temperaturat e ulëta dhe era kanë karakterizuar të gjithë territorin e qarkut të Durrësit këtë të dielë, duke shkaktuar dhe probleme veçanërisht në qarkullim.

19:19
Pamjet/ Parku kombëtar i Shebenikut nën pushtetin e dëborës, aksi drejt Peshkopisë i bllokuar

Pamjet që shihni vijnë nga parku kombëtar i Shebenikut, pranë fshatit Steblevë, ku siç shihet reshjet e dëborës kanë mbuluar gjithçka, gjë që ka krijuar jo pak probleme.

19:10
Nuk ka përmirësim të situatës! Qafë Thanë, aksi drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh

Situatë e vështirë paraqitet në Qaf Thanë. Pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

19:04
Mbyllet votimi në Kosovë/ Publikohen exitpoll-et e para: VV udhëheq me 53 përqind

Është mbyllur tashmë procesi i votimit në Kosovë. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind.

19:00
SHBA në alarm, amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ulëta/ Më shumë se 233 mijë persona pa energji elektrike në Oregon

Një stuhi e fortë dimërore, që ka sjellë dëborë e ngrica, ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ftohta dhe të rrezikshme gjatë ditëve në vijim.

18:40
Kendall Jenner la pa fjalë ndjekësit në fotosesionin ku reklamon bikinit “Skims” por a ka përdorur photoshop?!

Fansave, Kendall u duket shumë perfekte për të qenë e vërtetë në fotot e fundit.

18:38
Shkollat u mbyllën për shkak të përkeqësimt të motit/ Kushi shpjegon si do të vazhdojë mësimi

Ministrja e Arsimit dhe Rinisë shpjegon si do të vazhdojë mësimi online për shkollat fillore dhe të mesme.

18:30
Moti i keq/ Balluku: Furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar. Të gjitha grupet e punës në gatishmëri

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori OST, Skerdi Drenova në një komunikim për publikun dhanë detaje sa i takon situatës me linjat e transmetimit të energjisë elektrike në të gjithë territorin e vendit.

18:16
Prej 4 orësh të bllokuar/ Qafë Thanë, radhë e palëvizshme automjetesh në pikën kufitare

Me dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej 4 orësh si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

18:09
Lei Kraja ndez rrjetin për Shën Valentin (Fotot)

Me poza sensuale dhe e tëra me veshje të kuqe moderatorja ka tërhequr vëmendjen e fansave.

17:49
Kosovë/ Mbi 37 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 16:00

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 37 për qind e qytetarëve me të drejtë votë.

17:47
Familja Obama, dedikime të ndjera për Shën Valentin

Barack Obama postoi një dedikim të ndjerë për gruan Michelle dhe bijat në Ditën e të Dashuruarve.

17:41
Ngjarje e rëndë në Pogradec/ Gjendet i mbytur një i moshuar në liqen (emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku është gjetur i mbytur një i moshuar në liqen.

17:41
“E Diell”/ Pastori Akil Pano: Pas emisionit “Për’puthen” më ndodhi diçka e paimagjinueshme

Pastroi rrëfen çfarë ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në “Për’puthen Prime” si opinionist dhe si reaguan njerëzit.

17:30
Si rrallë ndonjëherë! Dëbora transformon kryeqytetin, pamjet mahnitëse me dron tregojnë ‘Tiranën e bardhë’

Reshjet e dëborës që mbuluan kryeqytetin 24 orët e fundit i kanë dhënë një pamje fantastike.

17:19
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1088 raste të reja dhe 12 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

17:07
Kosnett: I takon popullit të Kosovës të vendosë se si do të duket qeveria e re

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se i takon popullit të Kosovës që të vendosë se si do të duket Qeveria e re e Kosovës.

17:00
Mbërrijnë vaksinat e para/ Serbia, 8 mijë doza dhuratë Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka marrë të dielën vaksinat e para kundër Covid 19, dhuratë nga Serbia.

16:59
​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht, ftojmë qytetarët të dalin në votime

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi në konferencën e parë të sotme për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

16:57
200 vite pas humbjes së Napoleonit/ Rusia dhe Franca varrosin ushtarët e rënë

Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, që vdiqën gjatë tërheqjes së Napoleonit nga Moska, në vitin 1812, u varrosën me nderime ushtarake në një moment të rrallë uniteti mes dy vendeve.

16:56
Parregullsitë në Mitrovicën e Veriut, Daka: Me këtë po merret Prokuroria

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka në konferencën për media ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.

16:53
Kishte ardhur nga Shkupi për të votuar, vdes 81-vjeçari brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

16:48
Mania kombëtare në Holandë/ Patinazh mbi kanalet dhe liqenet e ngrira

Ndërsa temperaturat e acarta vazhdojnë në Holandë, disa patinatorë të guximshëm kanë zgjedhur të rrëshqasin mbi një kanal të ngrirë të Amsterdamit, ndërkohë që të tjerët, shpalosin aftësitë e tyre si patinatorë në Vondelpatrk.

16:45
Zhytësi çek në stërvitje/ Gati të thyejë rekordin për notin nën akull

Zhytësi çek, David Vencl, po shfrytëzon dimrin e ftohtë të këtij viti për të vendosur një rekord të ri të notit nën akull.

16:41
Kosovë/ Në tri komuna me shumicë serbe, dalja në zgjedhje mbi 60 për qind

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00, në gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 32.32 për qind apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote.

16:41
Fundjavë e trishtë në Rio/ Pa karnavale për herë të parë në 109 vite

Me anulimin e karnavaleve të famshme të Rio de Janeiros, për shkak të pandemisë, qyteti po kalon një fundjavë të trishtë, pa festë dhe pa gjallëri.

16:34
“I dashuri i isopolifonisë nuk mund të lindte ditë tjetër, veç 14 shkurtit”/ Urimi i veçantë i deputetit për Lefter Çipën

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.

16:26
Bllokohet Qafë Thana/ Rrëshqitja e një kamioni dhe autobusi mban të bllokuara automjetet prej dy orësh

Rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni ka sjellë trafik në zonën e Qafë Thanës ku prej pak më shumë 2 orë, asnjë makinë nuk mundet të lëvizë.

16:15
“Zbardhi pa pushim…”, grupi korçar i këndon dëborës

Një video plot pozitivitet vjen nga Korça, ku një grup muzikor i këndon borës.

16:06
Bllokimi i rrugëve nga reshjet e dëborës/ Balluku: Nuk kemi shkop magjik, kjo situatë mund të vazhdojë deri të premten

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka informuar për sa i përket gjendjes së rrugëve pas reshjeve të shumta të dëborës.

15:58
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32% e votuesve

32.32% e zgjedhësve në Kosovë kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në orën 15:00.

15:51
Temperaturat e ulëta shkaktojnë ngrica në rrugë/ Cilat akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Pas ndalimit të reshjeve të borës, temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e akullit në rrugë.

15:38
Apokalipsi i borës në Moskë/ Reshje që nga e premtja, pritet thyerja e rekordit

Në Moskë, punonjësit e administratës lokale kanë përveshur mëngët për të pastruar çatitë e shtëpive dhe rrugët pas reshjeve rekord të borës që nisën që nga e premtja.

15:34
Sonda arabe “Hope”, sjell në shtëpi foton e parë të Marsit

Sonda “Hope”, e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka sjellë në shtëpi imazhin e parë të saj nga Marsi.

15:33
Rrëshqet trajleri, bllokohet rruga që të dërgon në burgun e Krujës

Një trajler ka rrëshqitur në rrugën që të dërgon në burgun e Krujës duke bllokuar rrugën.

15:30
Tërmet i fuqishëm në Japoni/ Toka lëkundet me 7.3 ballë, makth në Fukushima

Më shumë se 100 persona janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi brigjet e Fukushimës në Japoni.

15:13
FOTOT / Strehë dhe ushqim të ngrohtë, 33 persona kalojnë mbrëmjen në qendrat sociale të Bashkisë Tiranë

Janë 33 persona në situatë rruge që mbrëmjen e kaluan në qendrat sociale.

15:02
Vendimi i fundit i KQZ-së/ Votuesit me kartë identiteti të skaduar mund të votojnë

Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, qytetarëve, që u ka kaluar afati i përdorimit të ID-së, do të mund të votojnë.

14:57
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%)

14:55
Akuzat e Bashës, Rama: S’ka qytetar që të bëhet rrotë me zinxhir për të besuar ty

Kryeministri i vendit, Edi Rama është i përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke  theksuar se qytetarët e dinë mirë reagimin që ka bërë qeveria pas tërmetit, rindërtimit, me pandeminë por edhe me përmbytjet.

14:43
Qafa e Qarrit e bllokuar nga të gjitha anët, dëbora mbi 70 centimetra

Kjo video është nga Qafa e Qarrit, një zone mes Korçës dhe Ersekës ku dëbora ka shkuar mbi 70 centimetra.

14:38
Pas fundjavës së acartë/ Si do të jetë moti javën e ardhshme?

Temperaturat e ulëta pritet të mbizotërojnë në vendin tonë edhe në ditët në vijim.

14:33
Veliaj viziton qendrën sociale “Strehëza” në Shkozë: Mbani afër njerëzit e zemrës, 5 qendra sociale në gatishmëri për këdo që ka nevojë

Në këto ditë të ftohta dimri, sidomos si kjo e sotmja, ku qyteti u mbulua dëbora, Bashkia e Tiranës me të gjitha strukturat e saj është në gatishmëri për të ndihmuar të pastrehët, për të pastruar rrugët apo për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë.

14:28
Zgjedhjet në Kosovë/ Fotografoi fletën e votimit, arrestohet votuesi

Një qytetar që është kapur duke fotografuar fletët e zgjedhjeve, gjatë momentit të votimit u shoqërua nga policia.

14:05
Pamje të veçanta nga Durrësi, monumentet historike të zbardhura nga bora

Reshjet e dëborës, që kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Durrës kanë zbardhur edhe monumentet duke ofruar një pamje tjetër të qytetit.

13:44
Të gjitha rrugët të kalueshme në Tiranë

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, si nga ana e këmbësorëve, ashtu edhe nga automjetet.

13:43
Fundjavë e acartë në kryeqytet, pamje nga Tirana “nën pushtetin” e borës

Bora vazhdon të mbizotërojë në Tiranë, duke mbuluar sheshin “Skënderbe” dhe parqet e qytetit.

13:37
Borë dhe akull në rrugë, autostrada Rrogozhinë-Lushnje me probleme

Autostrada Rrogozhinë-Lushnje në të gjithë gjatësinë e saj e mbuluar nga akulli, rrezikon seriozisht lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimit në të.

13:35
Dëbora mbulon kryeqytetin, qytetarët dynden drejt Dajtit

Qytetarët e kryeqytetit janë dyndur drejt Dajtit ditën e sotme për të shijuar akoma edhe më shumë dëborën që ka përfshirë zonën. përmes pamjeve të Top Channel vërehet qartë trafik i krijuar nga makinat.

13:26
FOTO-LAJM/ Një vepër arti në borë, ku ilustrohet i gjithë aktualiteti

Këtë 14 shkurt, festës së të Dashuruarve i shtohet magjia e borës, por pa harruar se jetojmë në periudhë pandemie.

13:21
Zbardhet edhe Gjirokastra nga dëbora

Kodrat e Gjirokastrës janë zbardhur nga dëbora ditën e sotme.

13:15
Senati shfajëson Trump/ Ish-presidenti i mbijeton gjykimit për të dytën herë

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-presidentin, Donald Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

13:07
Vilson Kilica, mjeshtri i pikturës/ Sonte në Exclusive një dokumentar për veprën e piktorit të njohur shqiptar

 “E mendoj pikturën… por më mungon. Dhe e mendoj ..pak”, thotë Vilson Kilicia.

13:00
Alfred Cako/ U infektua dhe konspiracionisti?

Gazetari Bledi Mane ka informuar se konspiracionisti i famshëm Alfred Cako që mohonte ekzistencën e COVID-19 është infektuar.

12:56
Bora e dendur në Elbasan, fillon puna për pastrimin e rrugëve rurale (Fotot)

Shumë fshatra të qarkut të Elbasanit u bllokuan si pasojë e reshjeve të dendura të borës.

12:55
Fieri zgjohet në bardhësinë e dëborës

Fieri është zgjuar nga dëbora ditën e sotme, një fenomen i rrallë në këtë qytet.

12:45
Moti i keq shkakton vonesa në fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

Të gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë sot, autoriteti i Aviacionit Civil njofton se prej orës 07:00, aeroporti është në gjendje punë.

12:41
Situata në Bulqizë, në fshatra trashësia e dëborës rreth 1 metër

Situata në Bulqizë vijon të jetë problematike, ku në fshatra dëbora shkon deri në 80 centimetra.

12:35
Voton Ramush Haradinaj, i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

12:25
Trafik i rënduar në Prishtinë, zgjedhësit parkojnë makinat në rrugë

Qytetarët kanë parkuar makinat për të votuar në qendrat e votimit, duke bllokuar qarkullimin.

12:23
Bllokohet Dibra/ Aksi Peshkopi-Qafë Draj-Kukës i pakalueshëm

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës.

12:19
Elbasani i pushtuar nga bora/ Dhjetëra fshatra të bllokuar e pa energji

I gjithë qarku i Elbasanit është pushtuar nga moti i keq.

12:14
AAK ka thyer heshtjen zgjedhore, i ka dërguar mesazhe zgjedhësve që ta votojnë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thyer heshtjen zgjedhore duke u dërguar sms qytetarëve për ta votuar atë si parti.

12:06
Llogoraja në pushtetin e dëborës dhe mjegullës, rruga s’kalohet pa zinxhirë

Llogoraja është zgjuar në mjegull dhe dëborë ditën e sotme.

12:05
Përfaqësues të ambasadës amerikane në dhomën operative të zgjedhjeve, i bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shqetësim në lidhje me procesin e zgjedhjeve

 Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

11:57
KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues.

11:54
Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në territorin grek përmes Kakavijës

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është ndaluar që të kalojë për në territorin grek përmes Kakavijës.

11:43
Shqipëria zgjohet e ngrirë, Policia e Shtetit apel qytetarëve në respektimin e rregullave

Pas reshjeve të shumta të dëborës në të gjithë vendin, policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në lëvizje.

11:34
Situata pas reshjeve të dëborës në qarkun e Durrësit, rruga Krujë-Qafshtamë e bllokuar

Rrugët nacionale janë të hapura dhe funksionojnë pa probleme në qarkun e Durrësit.

11:19
Reshjet e dëborës, Novosela e bllokuar totalisht

Gjatë gjithë natës borëpastrueset janë duke punuar për hapjen totale të rrugëve në Novoselë.

11:15
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, furgoni rrëshqet nga rruga

Dita e sotme ka nisur me probleme me qarkullimin në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

11:01
Korça në temperatura ekstreme, fshati Mashkullore me mbi 2 m borë

Gjatë gjithë natës në qarkun e Korçës reshjet kanë vijuar pa pushim ,të shoqëruara me erë ndërsa temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri në minus 10 gradë celsius.

10:54
Zgjedhjet në Kosovë, komuniteti serb thyen rregullat anticovid

Sot po mbahen zgjedhjet në Kosovë, nën temperatura të ulëta e situatën e pandemisë së covid.

10:46
Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të dalin masovikisht për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

10:09
Voton Albin Kurti: Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij pasi ka ushtruar të drejtën e votës tha se sot është ditë e bardhë ashtu si e ardhmja e Kosovës.

10:00
Voton Avdullah Hoti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

09:55
Përmbytjet në Shkodër/ 5370 ha në ujë, rruga e Obotit e bllokuar

Shkodra vijon të jetë e përmbytur dhe sipas informacioneve të fundit 5370 ha janë në ujë. Rruga e Obotit është e bllokuar

09:49
Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH jep informacion për akset rrugore: Rruga Milot–Lezhë me probleme

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

09:30
Tirana zgjohet nën pushtetin e dëborës, fëmijët luajnë me njëri-tjetrin

Kryeqyteti i vendit, Tirana është zgjuar nën pushtetin e dëborës ditën e sotme.

09:20
Pamje nga Berati, mes borës e zemrave të kuqe

Edhe në Berat dëbora ka zbardhur qytetin.

09:17
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha se vendimi që do të marrin sot qytetarët përmes votimit është vendimi më i rëndësishëm.

09:07
Dëbora mbulon Vlorën, pamje nga fshati Kaninë

Edhe qyteti i Vlorës ka pasur reshje të dobëta dëbore gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të ditës së dielë.

09:01
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër i Listës Serbe, Goran Rakiq

Kandidati për kryeministër i Listës Serbe, Goran Rakiq ka votuar në qendrën e votimit “Mihajlo Petrovic Alas” në Mitrovicë të Veriut”.

08:52
Parashikimi i motit/ Shqipëria zgjohet e ngrirë, temperatura deri në -15 gradë Celsius

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.