Teatri/ Gjykata Kushtetuese jep kohë për sjelljen e provave shtesë, rrëzohet kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve

03/06/2021 13:02

Gjykata kushtetuese pasi dëgjoi palët sot në seancën për Teatrin Kombëtar i shembur një vit më parë, vendosi që të gjithë palve palët e përfshira në këtë proces të paraqesin dokumentet që lidhen me të gjitha zhvillimet që lidhen me teatrin.

Ndërkohë u rrëzua kërkesa e përfaqësuesit të Presidencës, për thirrjen e dëshmitarëve, që janë kryesisht persona politikë.

Presidenti, këshilli i ministrave , bashkia, kuvendi, Aleanca për Teatrin mund të sjellin dokumente deri në dt 8 qershor, dhe pasi të shihen ato caktohet si afat dt 10 qershor , si kohë kur palët mund të paraqesin shpjegime shtesë për këto prova.

Dervishi kërkoi marrjen e 19 provave që kishin të bënin kryesisht me atë se si kaloi trualli në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se pasi të paraqiten argumentet shtesë , seanca tjetër do jetë më 15 qershor.

Kujtojmë se padia u bë nga presidenti Meta në 2019 ai kundërshton ligjin për Teatrin e ri dhe kalimin e territorit në pronësi të bashkisë.

Top Channel