Mjekët dhe infermierët në Fier, protestë: Po kërcënohemi dhe dhunohemi nga të afërmit e pacientëve

03/06/2021 11:43

Mjekë dhe infermierë të spitalit rajonal të Fierit protestojnë kundër dhunës fizike dhe verbale që ushtrohet nga të afërm të pacienteve ndaj stafit mjekësor.

Pasiten e djeshme dhe gjatë natës, janë kërcënuar tre mjekë: Esmeralda Hoxha kardiologe., Mimoza Ismaili Endokrinologe dhe Julian Malaj Kirurg.

Mjekët kërkojnë mbrojte ligjore pasi në këto kushte nuk mund të ushtrojnë profesionin.

Kohët e fundit mjekët e spitalit të Fierit janë bërë objekt i dhunës verbale dhe fizike nga të afërm të pacientëve.

Mjekët kërkojnë të merren masa urgjente për mbrojtjen e tyre. Në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.

Top Channel