SHBA, 674 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

03/06/2021 02:37

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 595.242, prej të cilëve 674 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.288.092, me 23.497 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,79 milionë raste të konfirmuara dhe 63.261 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 168 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 131 milionë dozën e dytë.

Top Channel