“Për’puthen” vjen me risi, audicione të hapura në qytetet më të mëdha në Shqipëri si edhe Prishtinë, Ulqin dhe Shkup

02/06/2021 22:09

Treshja Fantastike” e Për’ Puthen, Olsa Muhameti, Bora Zemani dhe Arjan Konomi kanë prezantuar risinë që do sjellë ky program gjatë sezonit veror. Audicionet e hapura për emisionin që theu cdo rekord shikueshmërie, kanë nisur zyrtarisht, por jo vetëm kaq.

Tani më Për’Puthen do të vijë te ju me nje tur që do të zhvillohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si edhe Ulqin, Prishtinë e Shkup për të përzgjedhur konkurrentët që do ju “ngulin” para ekranit në sezonin e ardhshëm.

Nëse jeni në kërkim të dashurisë, nuk është e nevojshme që ju të vini në “Për’Puthen, por Për’ Puthen do vijë te ju për të përmbushur mision për të cilin është krijuar, të gjeni “shpirtin binjak”.

Ndalesa e parë do të jetë qyteti i Durrësit në orën 11:00 në Teatrin Aleksandër Moisiu. Megjithatë kjo nuk është e gjitha! Në këtë tur do keni mundësi që të takoni nga afër personazhet tuaja të preferuara, të njiheni nga afër apo edhe të bëni fotografi.

Se cilët do të jenë protagonistët që do të udhëtojnë drejt Durrësit në nisje të kësaj aventure, ju mbetet ta zbuloni të shtunën në orën 11:00… Shënoni datën!

Top Channel