Prokuroria shpalli pretencën për ish efektin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau të riun Klodian Rasha më 8 dhjetor vitin e kaluar.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se prokuroria kërkoi 20 vite burg për të por në aplikim të gjykimit të shkurtuar shkon në 13 vite, tha prokurori Ardian Braho.

Gjatë seancës Nevaldo nuk e ngriti për asnjë moment sytë.

Prokurori tha se: Kërkoj shpalljen fajtor të Nevaldos dhe dënimin e tij me 20 vite, por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 13 vite.

Seanca e mbrojtjes mbahet në datë 17 qershor.

Kujtojmë se vrasja e të riut Klodian Rasha solli protesta për ditë me radhë në kryeqytet që u pasuan edhe me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Vetë Nevaldo i cili akuzohet për vrasje me dashja më herët i ka kërkuar falje babait të Klodianit, ndërsa është shprehur se nuk e mendonte se ngjarja mund të kishte këto pasoja.

Top Channel