NASA planifikon dy misione të reja drejt Afërditës: Do të analizojë atmosferën e planetit

03/06/2021 10:28

NASA ka njoftuar se po dërgon dy misione të reja në Venus në mënyrë që të shqyrtojë atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike.

Secilit prej misioneve iu është dhënë një financim prej 500 milion dollarësh. Planifikohet që të nisen në vitin 2028 dhe 2030.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson tha se misionet do të ofrojnë “mundësinë për të hetuar një planet ku nuk kemi qenë në më shumë se 30 vjet“.

Sonda e fundit amerikane për të vizituar planetin ishte orbita Magellan në vitin 1990.

Megjithatë, anije të tjera kozmike, nga Evropa dhe Japonia, kanë orbituar planetin që nga ajo kohë.

Misionet u zgjodhën pas një procesi vlerësimi nga kolegët dhe u zgjodhën bazuar në vlerën e tyre të mundshme shkencore dhe realizueshmërinë e planeve të tyre të zhvillimit, shkruan BBC.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson lançoi misionin të mërkurën

 

 

Top Channel