“Shteti, leksion morali”, “kasapi” i Cosa Nostra-s tregon si shkriu 14 vjecarin në acid

03/06/2021 12:43
Vrasesi i Mafies Giovanni Brusca dhe Giuseppe Di Matteo, femija qe u mbajt peng e ne fund u shkri ne acid nga mafia.

“Vetëm pas arrestimit kuptova se në cfarë niveli kishte mbërritur cnjerëzorja brenda meje.

Mendova se do të më vrisnin, ata më takuan me tim bir. Mora nga shteti një leksion morali që nuk do ta harroj kurrë” ka rrefyer Giovanni Brusca-s, ish kasapi i Cosa Nostras e sot një i penduari drejtësisë. Brusca u lirua nga burgu pas 25 vitesh të kaluara prapa hekurave, por ndonëse i kërkoi falje familjarëve të viktimave të tij, ata thanë se nuk kanë për t`a pranuar apologjinë e tij.

Vrasesi i Mafies Giovanni Brusca i quajtur Kasapi


“Makineria e vdekjes”, sic e quanin ndryshe Bruscan rrëfen se në fillim, vrasjet ishin të bezdishme për të, pastaj u kthyen në dicka gati normale, një punë si cdo tjetër. Ai nuk u ndal as përpara pafajësisë së Giuseppe Di Matteo, djali i të penduarit të drejtësisë, Santino.

Vendi ku mbahej peng Giuseppe Di Matteo


Adoleshenti u mbajt peng për dy vjet rresht për t`i mbyllur gojën të ati që të mos tregonte. Pak përpara se ai të mbushte 15 vjec, në television u dha njoftimi për dënimin e Ignazio Salvos, që erdhi pikërisht si pasojë e informacioneve të dhëna drejtësisë nga Santino Di Matteo. “ Në ato momente, që mallkuar qofsha, m`u errën sytë. E mora Giuseppen e nxorra jashtë. U vra ashtu sic ndodh me një burrë nderi; u mbyt si shumë të tjerë e pastaj për të humbur gjurmet u hodh në acid. Rregullat ishin rregulla, dhe unë i besoja verbërisht. Nëse do t`i mbyllnim gojën Santino Di Matteos, do të kishte qenë një sukses i jashtëzakonshëm për Cosa Nostrën”, ka rrëfyer njeriu qw aktivizoi dhe telekomandën për vrasjen e Giovanni Falcones. I.Vasia

Top Channel