Po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Makina përplas 68-vjeçarin dhe kthehet përmbys (Fotot)

03/06/2021 11:44

Një 68-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Lushnjë-Berat, teksa po udhëtonte me biçikletë.

Flamur Gjata u dërgua në spitalin e Lushnjës, ku po merr mjekimin e duhur.
Automjeti tip “Benz” drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale I.A., nga Berati.

Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel