“Perde e hekurt”, për Gjermaninë Lindore, kërkohet mur kundër ekstremistëve

03/06/2021 12:37

Vetëm pak ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Saksoni-Anhalt, i ngarkuari për Lindjen i Qeverisë gjermane, Marco Wanderwitz (CDU), u shpreh se është “shumë i shqetësuar për demokracinë në landet e reja federale”.

Më herët, ai pati pohuar për “Rheinische Post” se disa prej zgjedhësve të Gjermanisë Lindore i kishin kthyer shpinën në mënyrë të pakthyeshme demokracisë. “Një pjesë e analizës sime është se një numër jo i vogël i zgjedhësve të AFD-së fatkeqësisht janë të humbur përgjithmonë për demokracinë. Në këtë aspekt, nuk ka zgjidhje tjetër, përveç ngritjes së murit të mbrojtjes prej tyre sa më lart të jetë e mundur”,tha politikani i CDU-së i cituar nga DW.

Kushdo që ka seriozisht qëndrimit ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës nuk mund të votojë për një parti ekstremiste të krahut të djathtë“. Sondazhet përkohësisht parashikuan që në zgjedhjet e landit, në Saksoninë-Anhalt, AFD-ja mund të dale përpara CDU-së në disa raste. Kohët e fundit, megjithatë, CDU-ja ka udhëhequr në sondazhe të ndryshme me katër deri në gjashtë pikë përqindjeje.

Unë jam plotësisht i bindur se AFD në Perëndim do të bjerë nën pesë përqind në një periudhë afatmesme. Në Lindje kjo përjashtohet plotësisht“, thotë Wanderëitz. Ai mëshon idesë që Gjermania duhet të ketë një vijë shumë të qartë ndarëse ndaj ekstremistëve të djathtë.

Wanderëitz u kritikua kohët e fundit nga partia e tij pasi kishte thënë se një pjesë e popullsisë në Lindje kishte “pikëpamje të forta jo demokratike, pasi janë që janë socializuar pjesërisht nga diktatura në një mënyrë të tillë, sa ata nuk kanë arritur në demokraci edhe pas tridhjetë vjetësh“.

Top Channel