Saga e vdekjeve misterioze, Hajdarmataj kritik ndaj institucionit të policisë: Informacioni është i mangët…

02/06/2021 21:43

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Open”, tregohet kritik ndaj policisë për fenomenet e ndodhura së fundmi në vendin tonë, ku një 23-vjeçare u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar dhe në trupin e viktimës u vënë re disa shkrime, për të cilat policia nuk ka njohuri.

Hajdarmataj: Ne jemi dëshmitarë në çdo hyrje pallati shpërndahen letra me përmbajtje fetare, vijnë njerëz që kërcasin nëpër dyer të apartamenteve duan që në mënyrën e vet të imponojnë. Do ta kundërshtoj ekspertin. Policia si lënde kanë kriminaligjinë, diku që ka nocionet se si funksion krimi, si ndahen kategoritë e njerëzve, kanë njohuri të përgjithshme, por unë do vazhdoj të bëj kritikun ndaj policisë. Kemi një fenomen dhe institucioni i policisë ka detyrimin ligjor që të ketë një strategji për parandalimin e kësaj situate. Duhet të ketë në info e të gjitha këto lloj sektesh.

Pretendojmë që policia të njohë çdo njeri që ka lidhje me një aktivitet kriminal. Informacioni është i mangët në policinë e shtetit, mendoj që në strategjinë e tyre kjo nuk është e futur fare.

Ne si njerëz që merremi me parandalimin e krimit, minimumi është që të ulemi të bëjmë një analizë dhe të verifikojmë situatën në terren.

Kujtojmë se, rreth 10 muaj më parë një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik me protagonistë familjes Josifi, për të cilat Prokuroria ka dalë në përfundimin se vdekja ka qenë natyrale, e pa ndikuar nga persona të tretë. Një rezultat i tillë ka dalë pas përfundimit të hetimeve, ku mes të tjerave edhe këqyrjes së celularëve të dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Nga sa mësohet, në celular nuk kanë pasur komunikime me asnjë person tjetër.

Top Channel