Shembet e ura e Darëzezës/ Mjetet e rënda rrëzuan urën provizore

03/06/2021 12:27

Ura e Darëzezës u shemb për shkak të kalimit të dy mjeteve të rënda mbi të. Ura metalike është vendosur nga ministria e mbrojtjes pas përmbytjes nga lumi Vjosë në dhjetor të vitit 2017.

Kjo urë u zhvendos pasi prej më shumë se një muaji, po punohet për ndertimin e urës së re. Në të dy anët e urës është vendosur tabela me tonazh të përcaktuar 15 ton. Ndërkohë kamioni që shkaktoi shembjen e urës peshonte rreth 4 herë më shumë (56 ton).

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa banorëve të Darëzezës u janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Si pasojë e shembjes së urës fermerët nuk mund të komunikojnë për të shkuar te tokat e tyre.

Shembja e urës vjen pak dite pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe 60 bizneset që ka kjo zonë bregdetare.

Ura e dëmtuar si pasojë e përmbytjes në 2017, është e vetmja mundësi komunikimi për 3700 banorët e fshatit Darëzezë.

Top Channel