Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit, nënshkroi deri në 2029
Interi dhe sulmuesi Marcus Thuram janë gjobitur me nga 5 mijë euro secili, pasi pranuan një marrëveshje me organet disiplinore për përdorimin e pankartave fyese ndaj rivalit Milan gjatë festimeve të titullit kampion.
Zikaltrit fituan sezonin e kaluar si Serie A, ashtu edhe Coppa Italia, duke kompletuar një dopietë historike. Pas triumfit, skuadra zhvilloi një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, ku festoi së bashku me tifozët.
Gjatë festimeve, tifozët u dorëzonin lojtarëve pankarta dhe shalla, të cilat futbollistët i ngrinin para turmës. Sipas komisionit disiplinor, dy prej pankartave të shfaqura nga Thuram përmbanin mesazhe “qartësisht fyese dhe ofenduese” ndaj Milanit dhe mbështetësve të tij.
Njëra pankartë paraqiste një mi gjigant me ngjyrat kuqezi të Milanit, ndërsa tjetra mbante mbishkrimin: “Fitoret tuaja në derbi mund t’i fusni…”, me pjesën e fundit të shprehjes me përmbajtje vulgare.
Për këtë arsye, si Interi ashtu edhe Marcus Thuram u referuan në komisionin disiplinor, por pranuan një marrëveshje, duke shmangur sanksione më të rënda dhe u ndëshkuan me nga 5 mijë euro gjobë.
Ironikisht, Interi u shpall kampion i Italisë sezonin e kaluar, edhe pse humbi të dy përballjet e Derby della Madonnina ndaj Milanit.
Top Channel