Irani nis ceremonitë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, njoftohet për një seri ceremonish, çfarë do të ndodhë
Një video që tashmë bën xhiron e mediave greke dhe jo vetë , tregon se si Sekretari për Sigurinë Kombëtare i kryeministrit grek, Thanos Dokos, ra pre e një mashtrimi të organizuar nga dy humoristët e njohur rusë Vovan & Lexus, të cilët u shtirën si zyrtarë të lartë ukrainas gjatë një videokonference.
Dy rusët, të njohur për kurthet që u kanë ngritur politikanëve dhe personaliteteve ndërkombëtare, u prezantuan si këshilltarë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, regjistruan të gjithë bisedën dhe më pas publikuan videon.
Nga ana e tij , duke besuar se po fliste me zyrtarë ukrainas, Dokos diskutoi çështje të ndjeshme që lidhen me incidentin e fundit me një dron ukrainas pranë ishullit Lefkada, rolin e Shërbimit Kombëtar Grek të Inteligjencës (EYP) dhe zhvillimet politike në Greqi.
Sipas videos së publikuar, që disa portale e transmetojnë edhe me përkthim në greqisht , ai zbuloi se në atë periudhë kreu I inteligjencës greke ,EYP, ndodhej në Kiev për kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet ukrainase lidhur me incidentin.
Dokos u shpreh gjithashtu se Greqia nuk dëshiron që lufta të zgjerohet në ujërat territoriale greke, duke theksuar se një incident i ri do të kishte pasoja serioze për turizmin, lundrimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Në një tjetër pjesë të bisedës, ai përmendi edhe zhvillimet politike në vend, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet në Greqi mund të zhvillohen në muajt e ardhshëm, ndërsa kërkoi që të mos përsëriten incidente që do të mund të tensiononin marrëdhëniet mes Athinës dhe Kievit.
Publikimi i videos nga Vovan & Lexus ka shkaktuar kokëçarje në qarqet qeveritare greke. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria për këtë incident.
Nga ana e saj qeveria greke e cilëson publikimin e bisedës, si një “sulm hibrid” duke theksuar se autorët depërtuan në protokollet e sigurisë duke përdorur teknologji shumë të avancuar të Inteligjencës Artificiale.
Sipas të njëjtave burime, nuk u zbulua asnjë informacion konfidencial apo sekret, ndërsa është në zhvillim një program për forcimin e sigurisë së komunikimeve.
Qeveria thekson se sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe ndaj zyrtarëve të lartë evropianë, duke përmendur rastin e presidentit polak Andrzej Duda, i cili në vitin 2022 besoi se po fliste me presidentin francez Emmanuel Macron.
Top Channel