Një 28-vjeçar me origjinë peruane humbi jetën në Milano, pasi u mbyt gjatë një zhytjeje në një pishinë, ku ai dhe një grup miqsh kishin hyrë në mënyrë të paligjshme pas orarit të mbylljes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në pishinën komunale “Romano”, në zonën Città Studi. Sipas mediave italiane, grupi kishte kapërcyer gardhin për të hyrë në objektin sportiv, i cili ishte i mbyllur në atë moment.
Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pak pas orës 23:00 dhe nisën menjëherë përpjekjet për ta rikthyer në jetë të riun. Pavarësisht tentativave, ai u transportua në gjendje kritike në Spitalin Policlinico, ku ndërroi jetë pak më vonë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Top Channel