Miqësoret e Kombëtares/ Cikalleshi dhe Bare i vlerësojnë në maksimum

02/06/2021 20:08

Kombëtarja Shqiptare po vijon në Cardiff të Uellsit përgatitjet për ndeshjen e saj miqësore me Uellsin që do të luhet në 5 qershor, ndërkohe të në 8 qershor kuqezinjtë tanë do të përballen me Çekinë.

Për sulmuesin Sokol Cikalleshi këto dy përballje kanë shumë vlerë për kombëtaren pasi shihen si prova e zjarrit për kualifikueset e Botërorit 2022 të muajit shtator.

Sokol Cikalleshi: Ka qenë një sezon i gjatë por ai ka kaluar. Jemi të fokusuar te sfidat e kombëtares janë dy ndeshje miqësore, por ne nuk i konsiderojmë të tilla pasi do të shohim se ku jemi, do të jenë një provë zjarri për ndeshjet e radhës kualifikuese që kemi në shtator, janë 2 skuadra të kualifikuara në evropian dhe janë gati në të njëjtin nivel me kundërshtarët tanë, por do të japim më të mirën tonë.

Keidi Bare: Këto janë dy ndeshje të rëndësishme për ne në shtator kemi dy sfida akoma më të rëndësishme do të provojmë veten tonë për këto 2 përballje. Në këto ndeshje do tregojmë vlerat tona për të arritur diçka pozitive dhe shpresoj që të jemi në niveli të lartë.

Kombëtarja shqiptare që një ditë para udhëtimit për në Cardiff kreu testet për covid-19 ku të gjithë dolën negativë, në këto dy ndeshje nuk do të ketë Etrit berishën, Elseid Hysajn dhe Odise Roshi për probleme fizike, ndërkohë që Armando Broja i është bashkuar skuadrës U21 për ndeshjen kualifikuese të Euro 2023 ndaj Andorrës.

Top Channel