Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve për vepra të ndryshme penale.

Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç janë arrestuar pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga “Shqiponjat” iu sekuestruan kanabis.

K. T., 23 vjeç u arrestua pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan.

Gjithashtu janë arrestuar A. M., 31 vjeç dhe A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht M. B.

M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .

Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” i shtetasit K. T., 23 vjeç, pasi me datë 23.05.2021, në rrugën e “Kavajës” ka vjedhur me dhunë një dyqan. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Sh., 41 vjeç, sepse më datë 01.06.2021, në fshatin Vrrozen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grusht shtetasin M. B. Nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë ndalimi i shtetasit M. P., 48 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ; Po nga specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë I. R., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel