Fajdet kërcënojnë biznesin/ Në pamundësi për kredi bankare, i drejtohen tregut të zi të parave

02/06/2021 19:40

Bizneset po e gjejnë të vështirë të kërkojnë para në banka dhe po i drejtohen burimeve alternative ose thënë ndryshe “tregut të zi”.

Sipas anketës së realizuar nga Banka e Shqipërisë bizneset kanë rritur gatishmërinë e tyre për tiu drejtuar këtyre burimeve. Me i gatshëm është biznesi i vogël dhe i mesëm.

Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të 2021-it tregojnë se kushtet që bizneset duhet të plotësojnë për të marrë kredi janë vështirësuar.

Luan Bregasi shprehet se situata kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve. Ne anën tjetër, Alban Zusi paralajmëron fatin tragjik që i pret bizneset nëse nuk pranohen nga bankat.

Bizneset që kërkojnë hua nga burime alternative

6M II 2019                                                              6MII 2020

Biznesi i vogël – 37.6%                                          40 %
Biznesi i mesëm – 35.8%                                      51.5%
Biznesi i madh – 40.9%                                       46.8 %

Top Channel