Jemi drejt fundit të një viti të vështirë shkollor, ku skenarët e mësimdhënies kanë ndryshuar vazhdimisht për shkak të virusit”.

Ka qenë vit i lodhshëm. Kemi shumë mangësi prej mësimit ‘online’ por edhe orëve të shkurtuara kur kemi qenë në klasë”, thotë një nxënës.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar me anë të një udhëzuesi se shkollat 9-vjeçare e përfundojnë mësimin në 8 qershor, ndërsa nxënësit e klasave të 10 e 11 në gjimnaze në 15 qershor.

Përjashtim bëjnë maturantët të cilët e mbyllën procesin mësimor ditën e djeshme për të qenë gati për sezonin e provimeve që nis nesër së pari me gjuhën e huaj, më pas në 7 qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë, vijohet me matematikën në 11 qershor dhe e përmbyllin me testin e lëndës me zgjedhje në 15 qershor.

Ndërkohë që maturantët mbarojnë provimet, një ditë më pas nis testimi për 31 mijë nxënësit e klasave të 9-ta. 3 provimet e lirimit, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj do të zhvillohen nga 16 qershori deri në 25 qershor.

Testet do të zgjasin dy orë e 30 min për të dyja grupet, teksa nisin në orën 10:00. Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti Covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit.

Top Channel