Kurbin/ Bllokohet kamioni me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet shoferi

02/06/2021 11:26

Policia ka bllokuar një automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin,  kamionin që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasin Avni Bushi 57 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel