16:09
Veliaj ironizon aleatët e PD: Lul Basha po na ofron për deputetë “memet” e rrjeteve sociale dhe i quan shpresa e re
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, tha sot se oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj ironizoi edhe aleatët e Bashës, duke filluar nga Fatmir Mediu, si ish-ministër i Mbrojtjes në tragjedinë e Gërdecit, tek Nard Ndoka ish ministër Shëndetësie.