Era Cenko, maturantja e gjimnazit Shefqet Guzi në Gramsh ka marr notën maksimale në provimin e lëndës me zgjedhje, ndryshe nga testet e tjera ku 10 i është rrumbullakosur.

18 vjecarja mendon se provimi i lëndës me zgjedhje ku ajo ka shkëlqyer duhet të jetë më i vështirë se 3 provimet e tjera ku njohuritë janë më të përgjithshme, por e kundërta ka ndodhur.

Publikimi i notave përfundimtare për mbi 30 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë për të 4 provimet e maturës nxori në pah se në testin e lëndës me zgjedhje, nxënësit e klasave të 12 kanë marrë rezultate më të mira.

“Lënda me zgjedhje provimi më i suksesshëm janë marr rreth 200 -10 absolute, ndërsa problemi kryesor ka qenë në testin e matematikës ku ka pasur 3000 mbetës”.

Gevio tabaku sot student, në kujtim të periudhës kaotike të maturës në vitin 2018 për mungesën e informacionit u ka ardhur në ndihmë të rinjve me aftësitë e tij në teknologji duke krijuar një platformë digjitale për marrjen e notave duke i krahasuar dhe me rezultatet e maturave të mëparshme.

“Është ulur me përafërsi numri i 10-ve absolute me 80% ndërsa ka 40% më shumë mbetës. Nota mesatare për maturën shtetërore rezulton 7.00”.

Surpriza e kësaj mature janë rezultatet e maturës në qarkun e Kukësit.

“Tirana ka numrin më të lartë të mbetësve, ndërsa qarku i Kukësit për habi ka mesataren më të lartë për nota të mira”.

Top Channel