E shtunë, 16 Janar 2021
15:16
Turizëm në det dhe në dëborë/ Vlorë, Llogoraja është zbardhur

Mbrëmjen e djeshme dëbora mbuloi edhe parkun kombëtar të Llogorasë. Pishat bregdetare në lartësinë e parkut u zbardhën bashkë me rrugën. Për të hapur kalimin është dashur ndërhyrja me mjetet dëborëpastruese.

15:04
Për rrugën e shembur, 1.6 mln euro/ Kosto për rrugën e Borshit që iu shemb “Salillarit”

Rreth 200 milionë lekë apo 1.6 milionë euro është kostoja shtesë që do të duhet për të rikonstruktuar rrugën e Borshit, e cila u dëmtua pak ditë më parë duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve.

15:02
Dëbora shpëtoi turizmin/ Sot ka një dyndje drejt Korçës e Pogradecit

Në Korçë temperaturat gjatë natës shkuan disa grade nen zero ndërsa vazhdoi të bjere borë përsëri.

14:45
“Shtoi 4 vila në kohë pandemie”/ Veliaj: E patë Lulin? Nuk tha dot një emër shkolle që kish ndërtuar në 4 vjet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, tha sot se Lulzim Basha gënjen kur deklaron se do të mbështesë arsimin, pasi u provua se në 4 vite si kryetar bashkie në kryeqytet, ku nuk ndërtoi as një shkollë të vetme.

14:30
Kukës/ Vodhi kamionçinën gjatë mesnatës, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar nga Rrogozhina ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një mjet tip “Mercedez-Benz” gjatë mesnatës në Kukës.

14:29
“Po infektohen më shumë të rinjtë”/ Komiteti i Ekspertëve: Fluturimet me Britaninë, të pezulluara deri më 1 shkurt

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos hapë fluturimet me Britaninë e Madhe deri në datën 1 shkurt, e më pas do të pritet një vendim i dytë.

14:26
Vaksina COVID, Manastirliu: Kontrata me Pfizer do zbatohet, mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp këtë të shtunë u shpreh se marrëveshja me Pfizer për vaksinën do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit.

14:25
Me siguri të ftuarit e sotëm në “Shiko Kush LUAN” zor se i keni parë duke luajtur

Si çdo të shtunë mbrëma spektakli i argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën edhe sonte ka përgatitur për ju një super puntatë për ju dhe familjen tuaj.

14:18
Skandali me sanitaren te Covid-2, reagon Manastirliu: Zero tolerancë për këta çibanë! Kemi ngritur një grup hetimi për çdo rast

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli  edhe për skandalin e bujshëm te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku sanitarja Tire Alldërvishi, duke u hequr si infermiere, i kishte zhvatur një qytetareve 8 mijë euro për t’i shërbyer të ëmës së saj me koronavirus, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë, duke u lënë edhe pa bukë.

14:18
Mandati i tretë/ Veliaj në Rrogozhinë: Kemi edhe 99 ditë për fitoren e madhe, do të bëjmë më shumë punë

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Nga Rrogozhina, ai tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, duhet t’u tregojmë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.

14:05
Greqi/ Përplasja me armë mes shqiptarëve, kamarierja mund të jetë e detyruar të jetojë gjithmonë me plumb në trup

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 Janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i vdekur 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë dhe një kamariere. Kjo e fundit është identifikuar si Xhorxhina Kaso dhe mund të jetojë gjithmonë me plumb në trup.

14:04
Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Gazeta “Shqip” siguron ekskluzivisht dokumentet e ndërtimit të një vile në zonën e Farkës së Tiranës nga ana e Erion Isufit, kunatit të kryedemokratit Lulzim Basha.

14:02
Rritje e qëndrueshme e rasteve pozitive/ Manastirliu: Mbeten në fuqi masat kufizuese. Universitetet vijojnë online

“Do të vijojmë të kemi në zbatim masat të cilat tashmë i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt dhe vlerësojnë që kanë dhënë efekt”.  Ky ishte vendimi që Komiteti Teknik i Ekspertëve dha gjatë konferencës për media.

13:52
“Vetëm përralla tregojnë”/ Kryemadhi takon banorët në Peqin, zgjidhja që ofron për problematikat e tyre

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka udhëtuar drejt Peqinit ditën e sotme për tu takuar me banorët, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për taksat e larta dhe mungesën e subvencioneve, të cilat e kanë penalizuar bujqësinë.

13:49
Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do të ndërtohet në Farkë

Gazeta Shqip ka publikuar fotot e projektit të vilës që kërkon të ndërtojë kunati i kreut të PD, Lulzim Basha.

13:40
OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.

13:27
Rastet me COVID-19 në mbarë botën rriten në mbi 94 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 94 milionë e 300 mijë.

13:12
Ish e dashura e mbretit spanjoll: Shërbimi sekret më kërcënonte me jetë!

Ish e dashura e ish mbretit të Spanjës, Huan Karlos, tha para një gjykate në Madrid se ajo dhe fëmijët e saj ishte kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit me urdhër të monarkut.

13:02
CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

12:50
“Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve”/ Rama kritik ndaj BE, ambasada e Francës i përgjigjet: S’mund të sulmosh një vend mik dhe aleat!

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Rama në emisionin “Open”, në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për vaksinën antiCovid.

12:40
Armin Laschet zgjidhet në vend të Angela Merkel në krye të CDU-së

Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë.

12:29
Bima jonë që importohet nga Holanda/ E kultivon një kompani në Cërrik për holandezët

Në çdo kompozim buqetash me lule nuk mungojnë degët jeshile te bimës aromatike që i japin hijeshi. Por mund të ndodhë që këtë degë e cila përdoret për dekorim ta gjeni të importuar nga Hollanda.

12:24
Akademikët kërkojnë vaksinën/ Sindikata: Gjatë sezoneve infektohen shumë pedagogë

Stafi akademik duhet të ketë përparësi  në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19, është kërkesa e sindikatës së punonjësve në universitete drejtuar kryeministrit dhe ministreve të arsimit dhe shëndetësisë.

12:15
Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit/ Mbyllen hetimet, nën akuzë Elsi Levendi

Prokuroria mbylli hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit, një i ri që njihej ne Tiranë si menaxheri i vipave. Bazuar ne prova, marrjen e dëshmive po edhe këqyrjen e kamerave te sigurisë, akuza thotë se vetëm njëri nga te arrestuarit do te përballet në Gjykatë me akuzën e vrasjes, ndërsa te tjerët kanë vepra penale me te lehta.

11:59
Pamje fantastike/ Dëbora shtron qilimin e bardhë edhe në Parkun e Llogarasë (FOTO)

Ulja e temperaturave ka bërë që edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë të mbulohet nga dëbora duke krijuar një tapet të bardhë.

11:47
FOTO/ Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës sistemon të pastrehët në qendrat sociale

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

11:42
Presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Agim Duron

Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës së lehtë dhe klasike dhe pedagogun e spikatur të kantos, Agim Duro.

11:40
Zemërim në vendet e BE, “Pfizer” vonon shpërndarjen e dozave të vaksinave

Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

11:32
Tiranë/ Nën pranga 7 persona, ja për çfarë akuzohen, dy prej tyre të shpallur në kërkim

Shtatë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, dy prej të cilëve të shpallur më herët në kërkim për dhunë në familje dhe mashtrim.

11:22
Kujdes, nëse do lëvizni në këto akse rrugore gjatë fundjavës, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

11:07
Dita e 6 e vaksinimit/ Manastirliu publikon shifrën, ja sa mjekë dhe infermierë morën dozën e parë të Pfizer (FOTO)

Sot është dita e gjashtë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. 

11:01
Me flokë të çrregullt dhe pa pikë makijazhi në fytyrë, Bebe Rexha si asnjëherë më parë (FOTO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme.

10:52
Korçë/ Trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm në zonat e thella, në rrugë duhet kujdes

Gjatë gjithë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuan reshjet e dëborës me intensitet të lartë, të shoqëruara dhe me erëra të forta në zonat malore.

10:48
OKB: Migrantët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 3.6 për qind të popullsisë së botës

Migrimi ndërkombëtar ka qenë “i fuqishëm” në dy dekadat e fundit, duke arritur në rreth 281 milionë deri në fund të vitit 2020, apo 3.6 për qind të popullsisë së botës, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

10:35
Alban Bushi: Jam pa kontratë, pres vendimin e Dukës

Trajneri i Kombëtares Shpresa, ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjoni, në Top Albania Radio.

10:25
U konfliktuan me 2 policë jashtë shërbimit, pranga 2 vëllezërve në Peshkopi

Dy vëllezër janë vënën nën prangat e policisë në Dibër pasi janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës dhe kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës gjatë shoqërimit.

10:13
Tentuan të trafikonin 613 kg drogë me gomone, shkon në tre numri i të arrestuarve në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

10:07
“A ke foto e video të gocave tjera që t’u shkatërrosh karrierën?”, ish-konkurrenti i “Për’Puthen”: Qëllimi im… (FOTO)

Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”. Ai u përjashtua nga reality show pasi theu një nga rregullat kryesorë.

10:00
Kundërsulmi i Bamir Topit ndaj Edi Ramës: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli ftesë për inaugurimin e “Air Albania”

Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio. Gjatë intervistës në studio, ai komentoi 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç.

09:56
Hipokrati/ Syri – Rreziku ndaj diabeti dhe mbrojtja prej tij

Në kushtet kur në botë numri i personave që vuajnë nga diabeti është gjithnjë në rritje, madje parashikohet që ky numër të arrijë në 642 milionë në vitin 2040, atëherë fokusi ndaj kësaj sëmundje nuk duhet parë i shkëputur nga komplikacionet që ajo mund të sjellë, nëse nuk mjekohet në kohë dhe ashtu siç duhet.

09:50
Akullorja rezulton pozitive me koronavirus, rasti nga Kina befason shkencëtarët

Edhe akullorja është zbuluar se është infektuar me COVID-19 në Kinë, pasi tre mostra kanë rezultuar pozitive për virusin.

09:47
Aliyev për herë të parë në Shusha pas çlirimit nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev hodhi themelin e aeroportit të ri në qytetin Fuzuli, i cili u çlirua nga pushtimi armen.

09:40
Doganieri gjerman nuk e beson, shqiptari detyrohet të vërtetojë se është “gay” dhe nxjerr…

Një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është detyruar të bëj çmos për të bindur doganierin gjerman për ta lënë të lirë të kalojë, teksa pretendoi se ishte “gay” dhe po shkonte te partneri i tij.

09:33
Kryemadhi në Elbasan: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve, taksa progresive ka goditur të varfërit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Elbasanit.

09:26
SHBA ashpërson masat! Nga 26 janari kushdo që hynë në vend, me test negativ me vete

Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion drejt SHBA-së duhet të ketë një test negativ për COVID-19 me vete.

09:15
Tiranë/ Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, arrestohet drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike

Një 53-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur rreth 14 kg kanabis.

09:09
Raduloviq: “Mali i Zi do të ketë raporte pa tensione me Serbinë”

Ministri i ri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq ka zgjedhur Gjermaninë për vizitën e tij të parë jashtë vendit. Në prag të takimit me homologun gjerman Heiko Maas, ai dha një intervistë ekskluzive për DW.

09:02
OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%

Pandemia e COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar të premten.

08:53
CDU-ja gjermane: Vazhdimësi apo hap drejt së ardhmes së panjohur?

CDU, partia në pushtet në Gjermani, po zgjedh në votim virtual kryetarin e ri të partisë. Në postin e kancelarit, kryetari i ri do të përcaktojë prej vjeshtës drejtimin e Gjermanisë, shkruan Auron Dodi.

08:41
Kongresi digjital i CDU-së: Cili mund ta pasojë Merkelin?

Kongresi i CDU-së po zhvillon punimet në mënyrë virtuale. Në të zgjidhet kryetari i ri. Në fjalën e tyre kancelarja Merkel dhe kryetarja e partisë Kramp-Karrenbauer theksojnë ruajtjen e profilit si parti popullore.

08:32
Eurostat: Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri

Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të thatë dhe i kanë zgjatur temperaturat e ftohta në të gjithë sezonin e pranverës deri në maj në Kontinentin Europian.

08:22
Është në një lidhje me gazetaren seksi? Aktori i famshëm turk reagon për herë të parë (FOTO)

Prej disa ditësh po përflitet se aktori i famshëm, Can Yaman, është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta.

08:09
Francë, 288 humbje jete dhe mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 288 vdekje dhe 21.271 raste të reja me koronavirus.

07:55
Kosovë/ ​Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave – asnjë parti e madhe shqiptare nuk ka aplikuar deri tani

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

07:55
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, shkon në 67 numri i viktimave

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel, shkruan CNN.

07:22
Parashikimi i motit/ Moti i acartë përfshin të gjithë territorin, ulen sërish temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore, në zonat juglindore. Edhe fundjava pritet të jetë e ftohët.

06:58
A ndikojnë dhimbjet e kokës tek përshpejtimi i plakjes së trurit – Kujdesi që ju duhet

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë. Sipas të dhënave nga Instituti Internacional i Alzhaimerit të cilit i referohet AgroWeb.org, çdo 3 sekonda në botë dikush preket nga dementia apo Alzhaimer. Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundje pritet të rritet përsëri përgjatë 20 viteve të ardhshme.

06:11
SHBA/ Shoqata Kombëtare e Armëve kërkon mbrojtje nga falimenti dhe largimin nga Nju Jorku

Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) paraqiti të premten kërkesën në një Gjykatë për Falimentin duke kërkuar mbrojtje nga kreditorët ndërsa ajo ristrukturohet, njoftoi grupi i avokatisë për të drejtat e armëve.

06:09
Gati 300 të dyshuarit e identifikuar për sulmet ndaj Kapitolit

Prokurorët amerikanë që ndjekin në mënyrë intensive autorët e sulmit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara kanë identifikuar gati 300 individë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme që lanë të vdekur pesë persona, njoftuan zyrtarët të premten.

05:22
Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

05:05
Nënpresidenti Mike Pence i telefonon nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris

Nënpresidenti Mike Pence i ka telefonuar pasardhëses së tij Kamala Harris për të ofruar urimet e tij, sipas dy njerëzve të njohur me bisedën.

04:31
Gjermania mbështet Rusinë/ Dritë jeshile gazsjellësit të Moskës

Autoritetet gjermane i dhanë dritën jeshile vazhdimit të punimeve për gazsjellësin Rjedha Veriore 2 nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore.

04:04
Capitol, prokurori rrëzon pretendimet: Nuk ka prova se do të vriteshin ligjvënës

Prokurori në detyrë i Uashingtonit deklaroi se nuk ka “prova të drejtpërdrejta” që sugjerojnë se protestuesit që sulmuan Kapitolin kishin formuar “grupe të cilat do të kapnin e vrisnin” ligjvënës brenda ndërtesës.

03:38
Bilanci tragjik i Covid-19, vdekjet në botë kapërcejnë 2 milionë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi nëpër botë kapërceu shifrën 2 milionë. Në mbi një vit, që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, ajo ka vazhduar të mundojë kombet anekënd globit, e të bëjë viktima pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për ta frenuar.

03:03
Sulmi i 6 janarit në SHBA/ Si u zbatua ligji, nis hetimi mbi policinë e Kongresit

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha se do të hetojë mënyrën se si departamenti dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit u përgatitën dhe u përgjigjën ndaj trazirave të javës së kaluar në Kongresin amerikan.

02:22
Pfizer redukton vaksinat për BE/ Shkak ndryshimet në procesin e prodhimit të dozave

Qeveritë europiane druhen se besueshmëria e programeve të tyre të vaksinimit ishte në rrezik pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi për një ngadalësim të përkohshëm të dërgesave të vaksinave kundër COVID-19.

01:50
Greqia lehtëson masat/ Mitsotakis: Kapërcyem sfidën e festave të fundvitit

Në fjalimin e tij të parë në Parlament për 2021 gjatë një debati mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia arriti të kapërcente sfidën e festave të fundvitit pa një rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi, madje falë respektimit të përkufizimit të lëvizjeve është nga vendet europiane që lehtëson disa prej përkufizimeve.

01:16
Aventurierët/ “Do të shkojmë tek motra jote!” Vali merr gjarpërin në dorë por ku po çon ajo atë?

Kjo ishte puntata e fundit e Aventurierëve, por Dodo dhe Vali nuk arritën të gjenin paqe mes tyre.

01:11
Aventurierët/ Kri e Stivi kalojnë natë romantike. Gëzimi dhe Lindi durojnë pasthirrmat

Kjo ishte puntata e fundit e Aventurierëve të cilët Kri dhe Stivi e shijuan më shumë se të tjerët.

00:59
Aventurierët/ Ishin shoqe të ngushta, Dodo dhe Vali përfundojnë në një ndeshje në ring

Kjo ishte puntata e fundit e Aventurierëve, por Dodo dhe Vali nuk arritën të gjenin paqe mes tyre.

00:35
Aventurierët/ “Kam unë një pyetje…”, Stivi ja kthen menaxherit në të njëjtën monedhë

Kjo ishte puntata e fundit e Aventurierëve. Lajmin për mbylljen e sezonit në Bumerang Beach Bar e morën nga menaxheri.

00:20
Pandemia Covid-19 shtyn edhe zgjedhjet presidenciale te Barcelona

Zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, që ishin planifikuar për në datën 24 janar, janë shtyrë në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi.

00:14
Brdaric: Dua një Vllazni të përulur, ende herët për titullin

Thomas Brdaric ka vetëm fjalë pozitive për skuadrën e tij pas suksesit shumë të rëndësishëm me Vllazninë. Trajneri i kuqebluve vazhdon të këmëbngulë se futbollistët e tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

00:12
Nexhipi pas humbjes: Vllaznia vjen në kohën e duhur, javën tjetër zyrtarizojmë 3-4 afrime të reja

Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku foli për ndeshjen me Vllazninë dhe mbi të gjitha për lëvizjet që po bën në merkato, duke premtuar afrime të reja.

E premte, 15 Janar 2021
23:58
Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze të errëta poshtë tribunës, ndërsa të dielën sulmuesi spanjoll e di që nuk mund ta përsëritë të njëjtin festim, pasi këtë herë derbi i Italisë do të luhet pa praninë e tifozëve.

23:37
Pochettino rezulton me COVID-19, mungon ndaj Angers

Mauricio Pochettino është infektuar me COVID-19. Lajmi u njoftua nga PSG, duke specifikuar se ish-trajneri i Tottenhamit është në izolim dhe se ai do të ndjekë indikacionet e dhëna nga protokolli shëndetësor. Ai nuk do të jetë në stol të shtunën kundër Angers.

23:23
Roma bën figurë të keqe në derbi, Lazio i jep tri “shuplaka”

Lazio i jep leksion futbolli Romës në derbin e kryeqytetit italian, që ngriti siparin e javës së 18-të të Serisë A. Në një “Olimpico” me atmosferë të ftohtë për shkak të mungesës së tifozëve, sfida u ndez që në minutën e 14-të, kur Ciro Immobile përfitoi nga humbja e topit nga Ibanez, duke mposhtur portierin Lopez.

22:59
Palestinë, caktohen zgjedhje pas 14 vitesh

Duke i dhënë fund një periudhe 14-vjeçare pa zgjedhje, këtë pranverë dhe verë palestinezët do të kenë tre palë zgjedhje, edhe atë zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe për Këshillin Kombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

22:56
Shtetet e Bashkuara zvogëlojnë praninë ushtarake në Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë Christopher Miller, tha të premten se Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar trupat në Irak në 2’500, duke përmbushur një objektiv të vendosur nga administrata Trump në fund të vitit të kaluar.

22:45
Kreu i OBSH-së: Vaksinime në të gjithë botën brenda 100 ditësh

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu sot dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme.

22:39
Von der Leyen: Të rivendosim marrëdhëniet diplomatike me SHBA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për një rivendosje të marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Gjermanisë në fillim të presidencës së Joe Biden javën e ardhshme.

22:34
Johnson: Presion i jashtëzakonshëm mbi spitalet

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se presioni mbi sistemin shëndetësor të vendit është i jashtëzakonshëm, për shkak të numrit rekord të pacientëve COVID-19 në to.

22:33
Emrat/ Londër, arrestohen 4 shqiptarë me kokainë dhe 340.000 sterlina cash

Policia londineze njoftoi arrestimin e 4 shqiptarëve pjesë e grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën  £340,000 cash dhe një sasi kokaine me vlerë £400,000.

22:17
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel.

22:14
Rinisin reshjet t dëborës në Llogora

Pasditen e ditës së premte kanë nisur reshje të dendura dëbore në Llogora.

22:08
Grupi muzikor amerikan Green Day anulon turneun në Azi për shkak të COVID-19

Grupi muzikor amerikan, Green Day ka anuluar turneun e tyre në Azi të planifikuar për në mars dhe prill për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe kufizimeve të udhëtimit.

22:06
Biden do të emërojë David Kessler-in në krye të programit të vaksinimit kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, në krye të grupit të punës së formuar në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të emërojë dr. David Kessler, ish-kreun e Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA).

21:52
‘Shpërthim bërthamor kibernetik’/ Rusia flet kundër ndalimit të Trump nga mediat sociale

Vendimi i gjigandëve amerikanë të teknologjisë për të ndaluar llogaritë e presidentit Donald Trump, do të ketë pasoja të rënda për vlerat demokratike që SHBA trumbeton me zhurmë, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse.

21:50
Erdogan: BE nuk i ka mbajtur premtimet që na ka dhënë deri më tani

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë deri më tani Turqisë.

21:43
Nuk i interesojnë komentet fyese, ylli televiziv nuk ndalon së… (FOTO)

Pak ditë më parë ajo u “masakrua” nga fansat e saj dhe jo vetëm, pasi njoftoi se do të refuzonte që të bënte vaksinën anti-Covid. Madje Lauren Goodger shtoi se virusi ishte “thjesht si një e ftohur”.

21:34
“BE synon qasje të dobishme për dyja palët me Turqinë”

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian (BE) po synon një situatë të favorshme për marrëdhëniet e saj me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

21:31
Prokurori rrëzon pretendimet: Nuk ka prova se në Capitol do të vriteshin ligjvënës

Prokurori në detyrë i Uashingtonit deklaroi se nuk ka “prova të drejtpërdrejta” që sugjerojnë se protestuesit që sulmuan Kapitolin kishin formuar “grupe, të cilat do të kapnin e vrisnin” ligjvënës brenda ndërtesës.

21:27
Gjermania mbështet Rusinë/ Dritë jeshile gazsjellësit të Moskës

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimin e gazsjellësit Rjedha Veriore 2 nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore.

21:24
Megjithse me Covid, SHBA ekzekuton vrasësin Corey Johnson me vendim të minutës së fundit

Corey Johnson u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në SHBA me injeksion fatal, megjithse po merrte mjekime për Covid-19, për të cilat ekspertët thanë se e kanë kthyer procesin në një torturë të vërtetë, prej impaktit në mushkëritë.

21:19
Fitore dhe kryesim bindës +9/ Vllaznia vazhdon me “përrallën” e bukur

Vllaznia shtoi një tjetër kapitull në përrallën e bukur të këtij sezoni në futbollin shqiptar, pasi mori një fitore të vështirë por me vlera ndaj Kukësit 0-1. Shkodranët ruajtën kryesimin komod në kategorinë Superiore, pas triumfit minimal ndaj verilindorëve në një stadium neutral si Elbasan Arena.

21:13
Izraeli prezanton pasaportën e imunizimit/ Do të pajisen me të, gjithë ata që marrin dozën e dytë të vaksinës antiCovid

Izraeli është vendi që me ritmin më të shpejtë është duke vaksinuar popullatën e atjeshme me vaksinat kundër koronavirusit, e së fundmi Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka prezantuar edhe “pasaportën e imunizimit”, që do të merret nga çdo person që injekton dozën e dytë të vaksinës.

21:04
OBSH kërkon shpërndarje më të drejtë, 95 për qind e vaksinave kundër coronavirusit i janë dhënë vetëm 10 vendeve

Kreu i degës evropiane pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, ka deklaruar në Kopenhagë se 95 për qind e vaksinave kundër coronavirusit deri më tani janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës, duke bërë thirrje për një shpërndarje më të drejtë.

20:58
Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 403 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.389.

20:56
Kina stërvitje pranë Tajvanit/ Pekini urdhëron trupat të përgatiten për luftë

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se trupat e Pekinit janë përfshirë në një stërvitje detare me zjarr real pranë Tajvanit.

20:49
Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 8.314 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 921 raste simptomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).