Festivali i dramës/ Në Maliq trupa teatrore nga 8 vende evropiane do interpretojnë në qytezën e vogël

01/07/2021 15:36

Edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtar të Monodramës Albamono në Maliq ka nisur me dokumentarin kushtuar mjeshtrit Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta këtë fillim viti.

Trupa nga Shqipëria, Spanja, Bulgaria, Rusia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Rumania do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 17 të këtij festivali.

Për organizatoret ky mbetet një event i rëndësishëm për qytezën e Maliqit  ndërsa artistet pjesëmarrës për shkak të pandemisë dhe kushtëzimeve prej vitit të kaluar e shohin si një mundësi të mirë për të marrë nga publiku emocionet e munguara.

Drejtor i Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka”: Vij nga Serbia, dhe është shumë Kënaqësi që të jem pjesë e këtij festivali.  Duhet të them që të vijnë njerëz nga Rusia, Bosnja, Shqipëria, Spanja është diçka e mrekullueshme dhe në një zë uroj të zgjidhet performuesi më i mirë këtë vit. Është e rëndësishme që aktivitete të tilla të rikthehen pasi na kanë munguar gjatë pandemisë sidomos për shkëmbimin e eksperiencës që mundësohet.

Nata e parë e festivalit u zhvillua para pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq, i cili pasi u dogj vazhdon të jetë jashtë funksionit prej vitesh.

Edicioni i 17 i Monodramës do të zgjasë 5 ditë dhe do të finalizohet në pyllin e Fazanëve.

Top Channel