Presidenti Xi drejton celebrimet e 100-vjetorit të partisë komuniste në Pekin (fotogaleri)

01/07/2021 21:19

Duke qëndruar mbi portretin gjigand të Mao Cedong që dominon sheshin qendror Tiananmen ne Pekin, presidenti kinez Xi Jinpin drejtonte sot celebrimet e 100 vjetorit të themelimit të partisë komuniste kineze.

Mijëra performues ishin mbledhur në shesh teksa lideri Xi fliste për “arritjen e rigjenerimit të kombit kinez.”

“Për 100 vjet, partia komuniste e Kinës kë drejtuar popullin në të gjithë përpjekjet e tij, në çdo saktificë e inovacion. Ne jemi të bashkuar rreth një ideali, atë të rigjenerimit të kombit kinez”, tha presidenti teksa performuesit brohorisnin slogane në mbështetje të partisë komuniste.

Flota ajrore kineze kreu nje parade modeste ne qiell, ndersa disa kuadrate me ushtare parakaluan ne shesh para zyrtareve.

Ne fotogalerine e meposhtme shihen disa prej momenteve te publikuara nga rrjeti shteteror vendas xinhuanet.com

FOTO GALERI
1/17

Top Channel