Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaron motivet për masat shtesë të sigurisë, të marra nga qeveria shqiptare, javën e kaluar për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. 

I pyetur nga Top Channel teksa hynte në Kuvend, ministri la të kuptohej se nuk ka një rrezik të shtuar për diplomatin e lartë të BE-së, në Tiranë. Por ky është vendim që reflekton ndryshimet në ligjin e Gardës për ruajtjen e personaliteteve, përfshirë edhe diplomatët e huaj.

Elda Menga: Pse është shtuar mbrojta për kreu e delegacionit të Bashkimit Evropian?

Bledi Çuçi: Është një vendim që ka marrë qeveria shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën e ka vlerësuar si të tillë në një moment të caktuar, është çdo gjë në rregull.

Elda Menga: Kush ia kërcënon jetën ambasadorit Soreca?

Bledi Çuçi: Nuk është çështje kërcënim jete, është në vlerësim të masave të qeverisë, është vendim i marrë nga qeveria shqiptare.

Elda Menga: Rreziku vjen nga politika, drejtësia apo elementë të botës së krimit?

Bledi Çuçi: Është vlerësim dhe vendim i qeverisë shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën.

Bledi Çuçi: Nuk ka kërkesë të BE-së, është një vlerësim që bën qeveria shqiptare në një moment të caktuar për të shtuar sigurinë aq asgjë më tepër.

Top Channel