Megjithë dëshminë shokuese të Britney Spears, gjykata refuzon heqjen e patronazhit të babait ndaj jetës së saj personale (fotot)

01/07/2021 15:49

Gjykatësja që po kujdeset për çështjen e patronazhit ligjor të babait të këngëtares amerikane Britney Spears ka mohuar sot kërkesën e saj për heqjen e kontrollit ligjor ndaj çështjeve personale, megjithë dëshminë e saj emocionale për rifitimin e lirisë.

Spears reagoi ndaj lajmit duke postuar dy video e veshur ne bikini shumengjyreshe.

Gjykatësja Brenda Penny, nënshkroi urdhrin e ri të gjykatës së Los Angeles që vazhdon të lërë Jamie Spears të kontrollojë çdo aspekt të jetës personale të së bijës, për prej krizës së saj mendore të vitit 2008.

Ende nuk janë publikuar detaje të tjera të urdhrit apo argumentet e vendimit, por një peticion publik për lirimin e Spears nga ndërhyrjet e të atit pritet të depozitohet së shpejti.

Një javë më parë popstar-ja 39-vjeçare ishte në faqet e para të gazetave me kërkesën e saj emocionale për rikthimin e kontrollit ndaj financave të saj dhe aspekteve të tjera të jetës personale, pas 13 vjet kontrolli total nga i ati.

Avokati i saj Sam Ingham, tha se do të depozitojë së shpejti peticionin.

Vetë Spears reagoi ndaj lajmit duke postuar dy video duke kërcyer e veshur me bikini, në të cilat shihej se nuk ishte trazuar shumë nga pengesa.

Duke qëndruar në sallën e hoteli ku po qëndron me të dashurin e ri Sam Asghari, Spears ndërron kostumet e saj të banjës nga ai në ngjyrë rozë, në të verdhë e më pas në të kuqe.

Këngëtarja shpërndante pamjet e kërcimit të saj në taka të larta, duke kënaqur më shumë se 31 milionë ndjekësit e saj.

Bukuroshja dukej në formë të mirë sportive duke mos u dekurajuar nga lajmet e zhvillimeve gjyqësore.

FOTO GALERI
1/11
Këngëtarja shpërndante pamjet e kërcimit të saj në taka të larta, duke kënaqur më shumë se 31 milionë ndjekësit e saj.

Top Channel