Ndryshoi buxheti i vitit 2021/ Jepen para për vaksinat, rrugët dhe teatrin e ri

01/07/2021 15:21

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e buxhetit 2021, ndërhyrja e katërt që Financat kanë bërë përmes aktit normativ.

Me rishikimin e fundit, ekzekutivi ka rritur ndjeshëm shpenzimet buxhetore me rreth 11.8 miliardë lekë.

Ajo që vihet re është se pavarësisht situatës me pandeminë, pjesa më e madhe e fondeve shtesë kanë shkuar për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, ndërtimin e rrugëve e ujësjellës-kanalizimeve, teksa kanë pakësuar fondet për arsimin e shëndetësinë e institucione të tjera.

Ndërsa Fondi Fondi Rezervë u rrit me 2 miliardë lekë për financimin e vaksinave dhe projektet e Ministrisë së Mbrojtjes. Financat po ashtu kanë alokuar për Bashkinë e Tiranës 900 milionë lekë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Pak ditë më parë u dha edhe leja nga KKT për teatrin e ri.

Me këto ndryshime që nuk prekin treguesit e të ardhurave buxhetore, niveli i defiçitit buxhetor është thelluar ndjeshëm duke arritur në 120.5 miliardë lekë apo mbi 980 milionë euro, duke bërë që të rritet rrjedhimisht edhe pesha e borxhit publik.

Top Channel