Pikturat surrealite të artisitit Amarildo Ruci janë një veprim I ndjeshëm në shpirtin e tij. Ai zakonisht pikturon kur është I mërzitur.

Këto figura të pazakonta shfaqen si elementi kryesor në versione të ndryshme. “Ringjallja” është ekspozita e tij personale që përmban imagjinatën e tij krijuese në këto vepra

Surrealizmi nuk është vetëm një situatë apo praktikë artistike, por një botë komplekse në çdo situatë. Piktori e sheh surrealizmin si një pyll simbolesh.

Ringjallja prek natyrën njerëzore në të gjithë kuptimin e saj, me gjendje emocionale të ndryshme, që përplasen në trajtën e dualizmave.

Meqenëse vazhdimësia e jetës është në qendër të ekspozitës, artisti e ka lidhur këtë më figurën femërore.

Top Channel